29 Mars 2024

Kosova sot në ditë zie shtetërore

Prishtinë, 27 shkurt - Në përputhje me Kushtetutën e Republikës së Kosovës, dhe duke u bazuar në Nenin 48, pika 2.4 dhe pika 4, të Ligjit për Protokollin e Shtetit të Republikës së Kosovës. Nr. 03/L-132, si dhe duke ndjerë thellë dhembjen e të gjithë qytetarëve të Republikës së Kosovës për tragjedinë që e kanë pësuar qytetarët-shtetasit e Republikës së Kosovës në aksidentin e rëndë në Vjenë, Austri, Presidenti i Republikës së Kosovës dr. Fatmir Sejdiu ka marrë vendim  që data 27 shkurt 2010 (ditë e shtunë), në Republikën e Kosovës, në shenjë nderimi për të gjitha viktimat e kësaj tragjedie, të shpallet Ditë zie shtetërore.

Me këtë vendim udhëzohen të gjitha institucionet e Republikës së Kosovës dhe të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës që t’i përmbahen këtij vendimi duke respektuar dispozitat e ligjit.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)