28 Mars 2024

Kosova shënon sot Ditën e Presidentit

Prishtinë, 24 maj - Me rastin e shënimit të 24 majit - Ditës së Presidentit, Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani do ketë një sërë aktivitetesh.

Fillimisht Presidentja Osmani së bashku me ish-Presidentët Fatmir Sejdiu, Behxhet Pacolli dhe Atifete Jahjaga vendosin lule tek shtatorja e Presidentit historik Dr. Ibrahim Rugova.

Po ashtu gjatë ditës  se sotme Presidentja Osmani merr pjesë në hapjen solemne të “Javës së Bibliotekës”.

Me pas Presidentja Osmani së bashku me ish-presidentët Sejdiu, Pacolli dhe Jahjaga vizitojnë edhe Muzeun “Shtëpia e Pavarësisë së Kosovës Dr. Ibrahim Rugova”.  

Dita e Presidentit të Republikës së Kosovës, 24 Maji, lidhet me një datë shumë të rëndësishme të historisë moderne të Kosovës, me 24 majin e vitit 1992, kur u mbajtën zgjedhjet e para të lira nacionale për Presidentin e Republikës së Kosovës.

Përveç që shënon ditën e postit më të lartë të shtetit, të një vendi, ajo simbolizon mbrojtjen, unitetin, sigurinë dhe prosperitetin e vendit.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)