01 Maj 2024

Kosova në Hartën Globale Botërore

Prishtinë, 24 gusht - Filluar gjatë një simpoziumi të mbajtur disa vite më parë në Kembrixh të Anglisë ku kishin marrë pjesë Kryeshefi i Agjencisë Kadastrale të Kosovës Prof. Dr Murat Meha dhe përfaqësuesit e Komisionit Drejtues Ndërkombëtar për Hartën Globale Botërore (ISCGM)  me seli në Japoni, si dhe falë bashkëpunimi profesional disavjeçar të ekspertëve nga Agjencia Kadastrale e Kosovës të prirë nga z. Meha dhe me ndihmën e prof. Dr. Bashkim Idrizit nga Maqedonia,  të dhënat për Kosovën përfshihen në Hartën Globale Botërore.  

Përmes një njoftimi nga Sekretari i përgjithshëm i Komisionit Ndërkombëtar Drejtues për Hartën Globale Botërore Yoshikazu Fukushima thuhet se “që nga data 19 gusht e këtij viti baza e të dhënave për Kosovën është përfshirë në Hartën Globale Botërore dhe mund të gjenden në faqen zyrtare të këtij Komisioni http://www.iscgm.org/”.

Prof. Dr. Murat Meha, Kryeshef i Agjencisë Kadastrale të Kosovës, e vlerëson lartë këtë arritje duke thënë se harta globale është një pasuri e përbashkët e njerëzimit, dhe të dhënat e kësaj harte do të shpërndahen në të gjithë botën dhe do të jenë të hapura për publikun.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)