19 Prill 2024

Kosova meriton fillimin e dialogut për liberalizimin e vizave

Prishtinë, 19 maj - Grupi Punues për Liberalizimin e Vizave (GPLV) me Bashkimin Evropian mbajti takimin e dhjetë të radhës në Ministrinë së Punëve të Brendshme.

Në këtë takim mori pjesë ministri i Punëve të Brendshme, Bajram Rexhepi, ministrja për Integrime Evropiane, Vlora Çitaku, zyrtarë të lartë të MPB-së dhe ministrive tjera, si dhe zyrtarë të tjerë të institucioneve të vendit dhe atyre ndërkombëtare.

Në këtë takim u prezantuan të arriturat e fundit të institucioneve të vendit lidhur me procesin e liberalizimit të vizave me BE-në.

Ministri Rexhepi para zyrtarëve të pranishëm theksoi se gjatë periudhës raportuese, institucionet vendore janë angazhuar në zbatimin e Strategjisë për re-integrimin e personave të riatdhesuar me ç’rast Bordi Ekzekutiv ka aprovuar më shumë se 30 kërkesa për ndihmë personave të riatdhesuar.

“Kosova meriton fillimin e dialogut për liberalizimin e vizave. Ky dialog do t’i përshpejtonte reformat në këto fusha si dhe në fushat tjera. Ne jemi duke zbatuar parakushtet rreth re-integrimit të personave të riatdhesuar siç edhe jemi duke i zbatuar edhe kriteret tjera. Pra, kemi të drejtë kur kërkojmë llogari dhe përgjegjësi nga të gjithë, pa dallim. Gjithashtu kemi të drejtë të kërkojmë hapjen e dialogut për liberalizim të vizave”, tha ministri Rexhepi

Ndërsa ministrja, Vlora Çitaku tha se ndonëse Kosova njëanshëm para dy vitesh ka adaptuar Udhërrëfyesin për liberalizimin e vizave, në këtë fazë të procesit ka shënuar shumë hapa përpara në raport me vendet e tjera të rajonit në këtë pikë të procesit.

“Megjithatë ne ende jemi duke e negociuar me Komisionin Evropian marrjen e Udhërrëfyesit, përkatësisht hapjen e dialogut për liberalizim të vizave. Sidoqoftë, reformat, punën e jashtëzakonshme më shumë se Komisionit Evropian, ia kemi obligim vetvetes dhe qytetarëve tanë”, tha ministrja Çitaku.

Ministri Rexhepi tha se përkushtimi i Qeverisë së Republikës së Kosovës, drejt liberalizimit të vizave, është i palëkundshëm dhe se kjo është dëshmuar gjatë muajve të kaluar.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)