28 Mars 2024

Kosova, me popullsinë më të re në Evropë

Prishtinë, 23 mars - Kosova ka popullsinë më të re në Evropë, me më shumë se gjysmën e njerëzve nën moshën 25 vjeçare, sipas të dhënave të njoftuara nga UNICEF.

\"Kosova e ka shoqërinë më të re në Evropë, ku çdo i katërti person bën pjesë në grupmoshën prej 15 deri në 24 vjeç. Shumica e kësaj popullsie prej 500 mijë banorësh ballafaqohet me një varg sfidash unike\", theksohet në një komunikatë, me rastin e promovimit të Zyrës së Inovacioneve të UNICEF-it në Prishtinë.

Në të theksohet se \"ndonëse shumë njerëz pajtohen se e ardhmja e Kosovës qëndron në duart e rinisë së saj, rinia kosovare zë shumë pak vend në proceset që kanë të bëjnë në mënyrë të drejtpërdrejtë me ta\".

\"Në Kosovë, rinia është pasuri demografike unike, e cila shpesh lihet në harresë\", thotë Johannes Wedenig, Shef i Zyrës së UNICEF-it.

Ai shton se \"mospërmbushja e zotimeve tona ndaj të rinjve dhe mosinvestimi në rininë kosovare sot paraqet një mundësi të humbur për komunitetet në të cilët ata jetojnë dhe për Kosovën në përgjithësi\".

\"Vetëm duke nxitur kreativitetin e të rinjve dhe duke u dhënë atyre të drejtë fjale dhe rëndësi në shoqëri, Kosova mund të përfitojë nga popullsia e saj e re. Të rinjtë duhet të shihen si pasuri dhe t’u jepet mundësia që t’i kontribuojnë ndryshimit të shoqërisë, e jo të zhvishen nga të drejtat dhe të lihen që të ëndërrojnë për një jetë më të mirë jashtë Kosovës”, thotë Wedenig. UNICEF thekson se investimi në të rinjtë tani mund të thyejë ciklet e rrënjosura të varfërisë dhe pabarazisë, dhe siguron që rinia të jetë moshë e mundësisë për Kosovën. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)