24 Prill 2024

Kosova me Belgjikën thellojnë bashkëpunimin në drejtësi

Prishtinë, 7 korrik  - Ministri i Drejtësisë, Haki Demolli, dhe kryesuesi  i Zyrës Diplomatike të Belgjikës në Prishtinë, Alain Van Gucht, nënshkruan Memorandum Mirëkuptimi, më ç’rast Ministria e Jashtme e Mbretërisë së Belgjikës, dhuroi 265 mijë euro për Departamentin për Persona të Zhdukur dhe Mjekësi Ligjore të Ministrisë së Drejtësisë.
 
Pas nënshkrimit të këtij memorandumi, ministri Demolli tha se Ministria e Drejtësisë dhe Qeveria e Kosovës, janë të përkushtuar për zbardhjen sa më të shpejtë të fatit të personave të pagjetur. Ai falënderoi Qeverinë belge për ndihmën e ofruar, pasi puna për gjetjen dhe zhvarrimin e personave të zhdukur, sipas ministrit Demolli, kërkon përkrahje financiare.

Ndërsa, kryesuesi  i Zyrës Diplomatike të Belgjikës në Prishtinë, Van Gucht, tha se ky donacion i karakterit humanitar, tregon mbështetjen e vazhdueshme të shtetit belg për Kosovën.

Donacioni do të jepet në dy këste dhe do të shfrytëzohet për operacione në vende ku dyshohet së ka varreza masive.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)