19 Prill 2024

Kosova me 1 prill gati të fillojë regjistrimin e popullsisë

Prishtinë, 28 mars - Drejtor i EUROSTAT-it dhe kryesues i Operacionit Ndërkombëtarë për Monitorim (International Monitoring Operation / IMO), Pieter Everaers po qëndron në Kosovë në një vizitë dy ditëshe në prag të fillimit të Regjistrimit të Popullisisë 2011.

Evaraers është takuar me Kryeministrin e vendit, Hashim Thaci i cili bashkë me mirëseardhjen, ka shprehur falenderimin  për përkrahjen dhe mbështetjen që EUROSTAT dhe donatoret ndërkombëtarë i kanë dhënë këtij  procesi të rëndësishëm.

Kryeministri Thaci ka shprehur bindjen se në bazë të informacioneve që ka marë edhe nga Komisioni Qendror i Regjistrimit të Popullsisë dhe nga Enti i Statistikave të Kosovës, janë bërë përgatitjet e nevojshme që Regjistrimi të filloj dhe të zhvillohet me sukses.

Ai ka theksuar se “ Projekti i Regjistrimit është më i rëndësishmi pas shpalljes së pavarësisë se vendit” dhe ka shprehur interesimin e Qeverisë për pjesmarrjen  e të gjitha komuniteteve në këtë proces.

Drejtori i EUROSTAT-t ka përgëzuar Qeverinë e Kosovës, Komisionin Qendror të Regjistrimit, Entin e Statistikave të Kosovës në angazhimin për pocesin e Regjistrimit të popullsisë.

Ai ka shprehur kënaqësinë e tij që tashmë po vjen në Kosovë vetëm disa ditë para fillimit të Regjistrimit, pas nje pune të gjatë të përbashkët të ekspertëve vendor dhe ndërkombëtar.

“Tetorin e kaluar, IMO ka vlerësuar që  përgatitjet për regjistrimin duhet të jenë në përputhje me rekomandimet ndërkombëtare të regjistrimit dhe ka miratuar synimet e autoriteteve të Kosovës për kryerjen e regjistrimit 1-15 prill 2011” ka thënë Everarers.

Ai ka theksuar se “Gjatë fazës së numërimit, IMO do të vendosë një ekip prej 27 ekspertëve të regjistrimit, që vijnë nga zyrat e ndryshme evropiane statistikore për monitorimin e regjistrimit në terren.

Nëpërmjet këtyre vëzhguesve, IMO do te ndjek nga afër mbledhjen dhe përpunimin e të dhënave të regjistrimit në mënyrë që të sigurojë që standardet ndërkombëtare për mbrojtjen e të dhënave dhe konfidencialitetin janë respektuar. Pas fazës së regjistrimit, do të kryhet një Ankete e Pas Regjistrimit (PES) për të verifikuar vlefshmërinë e të dhënave të grumbulluara gjatë regjistrimit”.

Pieter Everaers në këtë vizitë shoqërohej  nga Paul Cheung , udhëheqës i Divizionit të Statistikave në Kombet e Bashkuara, i cili theksoi se në vitin 2011 përafërisht në 70 vende të botës do të bëhet procesi i Regjistrimit të Popullsisë. “Organizata jonë ofron mbështetje vendeve të ndryshme për të mbajtur Regjistrimin, prandaj duam t’ju shprehim mbështetjen edhe juve në këtë proces” ka thënë Cheung.

Gjithashtu, Everaers është pritur në takim të vecantë edhe nga ministri i Ministrisë së Administratës Publike, Mahir Yagcilar i cili e ka njoftuar për së afërmi z. Everaers me përgatitjet që janë bërë në mënyrë që Regjistrimi i Popullsisë të fillojë me një prill dhe të rezultojë i sukseshëm.

Po ashtu ministri i MAP-it ka theksuar faktin se tashmë ka përfudnuar procesi i rekrutimit dhe trajnimit të stafit që do të jetë në terren gjate procesit të regjistrimit, si dhe është bërë shpërndarja e materialit.

“Të dhënat e Regjistrimit nuk do të shërbejnë thjesht si statistika vendore dhe për nevoja të vendit, por do të jenë pjesë e statistikave globale, prandaj të dhënat e sakta dhe në pajtim me standardet ndërkombëtare, do të jenë të mirëseardhura për planifikimin dhe të ardhmen ekonomike të vendit”.

I pranishëm në takim, kryetari i Komisionit Qendror të Regjistrimit të Popullsisë ka rikujtuar se është bërë punë e përbashkët për vite të tëra për të realizuar këtë Regjistrim , i cili po mbahet në Kosovë pas 30 vitesh.

“Të dhënat valide, të matshme, të krahasueshme dhe statistikisht të qëndrueshme e në pajtim me standardet ndërkombëtare do të jenë sukses i përbashkët i një pune të madhe që është bërë” është shprehur Blaku.

Një takim të vecantë me Everaers ka pasur dhe Kryeshefi i Entit të Statistikave të Kosovës Ibrahim Shabani.

Ai  e ka njoftuar kryesusin e IMO-se me detaje teknike të përgatitjeve që janë bërë, me fazën ku ndodhet gjithë procesi tre ditë para fillimit të realizimit të tij, duke i ofruar një pasqyrë të përgjithshme nga monitorimi dhe debatet me qytetarë gjithandej Kosovës.

Ai ka theksur se ESK dhe Zyra e Regjistrimit të Popullsisë janë të gatshëm ta fillojnë Regjistrimin me një prill dhe ta realizojnë sukseshëm”.

Everaers dhe Yagcilar kanë mbajtur bashkarisht dhe një Konferencë  për medie të hapur për pyetje te gazetarëve. 

Përgatitjet për regjistrimin kane filluar në vitin 2005 dhe janë monitoruar në mënyrë të vazhdueshme nga një Operacion Ndërkombëtar i Monitorimit(IMO) i perbere nga Komisioni Evropian (EUROSTAT), Këshilli i Evropes, UNECE dhe UNSD si ekspertë te regjistrimit  te pranuar ndërkombëtarisht. 

IMO ka për objektiv të sigurojë se Regjistrimi do të jetë në pajtim me rekomandimet ndërkombëtare të regjistrimit të Kombeve te Bashkuara.


Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)