23 Prill 2024

Kosova kampion i organizimit dhe mbarëvajtjes së zgjedhjeve të lira

Prishtinë, 18 tetor - Më 17 tetor 2021 në Kosovë u organizuan zgjedhjet komunale e që ishin sipas dinamikës së paraparë, ligjore dhe kohore.

KMDLNj, si monitoruese e 4 zgjedhjeve pas përfundimit të luftës konstaton se fushata ka qenë e qetë dhe e menaxhuar mirë nga liderët e subjekteve garuese politike.

Gjatë fushatës nuk ishte regjistruar asnjë incident që do ta zbehte apo që do të ndikonte në rezultatin e zgjedhjeve falë një kulture të forcuar të subjekteve politike sikur edhe votuesve të mundshëm.
 
Është krijuar një kulturë e pranimit të rezultateve të zgjedhjeve sikur që fituesit e zgjedhjeve u  uruan nga kundërkandidatët e që rrallë ndodhë, sidomos në vendet e Ballkanit.

Rezultatet e raundit të parë të zgjedhjeve ishin shprehje e vullnetit të votuesve dhe, me këto rezultate përfundoi vetëm gjysma e këtij procesi zgjedhorë për kryetarë të komunave sikur që përfundoi i tërë procesi, në nivel vendi për asambleistët komunalë.

Dalja në zgjedhje, mbase për shkak të kushteve të krijuara nga pandemia e shkaktuar me Covid -19. Sidoqoftë,  mbetet që pas balotazhit të 14 nëntorit 2021 të pëprfundojë kompletimi i arkitekturës së pushtetit lokal, si shprehje e fuqisë së votës.

KMDLNj shpreson se edhe balotazhi do të shkojë pa asnjë problem dhe, në këtë mënyrë Kosova do ta rusjë primetin e vendit shembullorë për organizim dhe mbejtje të zgjedhjeve të lira, që nga fushata parazgjedhore e deri te dita e votimit sikur edhe koha pas certifikimit të rezultateve në bazë të të cilave edhe ndërtohen institucionet që dalin nga ato zgjedhjeve.

Është e arritur e madhe për Kosovën, një shtet që ende po e bënë shtetndërtimin, të organizojë zgjedhje e që lirisht mund të merren si model për shtetet e rajonit dhe, në një mënyrë, në këtë drejtim po krahasohet me shtete që e kanë një demokraci shumë më të konsoliduar dhe më të qëndrueshme.

KMDLNj –ë përgëzon të gjitha subjektet politike garuese për korrektësi sikur edhe akterët tjerë që kanë monitoruar këto zgjedhje apo që kanë raportuar për një punë profesionalisht të mirë e që kanë kontribuar për mbarëvajtjen e zgjedhjeve.

KMDLNj shpreson se edhe raundi i dytë do të zhvillohet në përputhje me kulturën e krijuar elektorale .

KMDLNj iu uron sukses në balotazh të gjitha subjekteve garuese dhe se suksesi do të jetë i lidhur dhe ndërlidhur me punën që e bëjnë në terren me aktivistë dhe votues të mundshëm
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)