23 Prill 2024

Kosova ka shtuar trysninë për njohje

Prishtinë, 15 korrik - Udhëheqësit e Kosovës kanë rritur trysninë për njohje të reja, presioni i tyre është drejtuar tani ndaj vendeve islame, atyre latino-amerikane dhe vendeve të Karaibeve, shkruan sot shtypi serb.


Udhëheqësit e Kosovës të mbështetur nga miqtë ndërkombëtarë ka forcuar përpjekjet lobuese për të marrë njohje të reja nga vende që ende nuk e kanë njohur pavarësinë e Kosovës.

Në objektiv të lobimit janë vendet anëtare të Konferencës islamike ku tashmë ka kaluar një rezolute me të cilën bëhet thirrje për njohjen e pavarësisë së Kosovës.

Aktualisht nga 57 vende sa ka Konferenca Islamike, dy të tretat e kësaj organizate nuk e kanë njohur ende pavarësinë e Kosovës, shkruan sot gazeta serbe Veçernje Novosti. Prishtina, thotë kjo gazetë, ka forcuar lobimin veçanërisht në dy fronte. Një betejë e vërtetë diplomatike është duke u zhvilluar në Konferencën Islamike, por presioni u tyre është i drejtuar edhe ndaj vendeve latino-amerikane dhe vendeve të Karaibeve.


Nëse ndodh që pavarësia e Kosovës të njihet nga grupi i vendeve islamike dhe vendeve të Amerikës latine atëherë, situate do të ndryshojë dukshëm në favor të Prishtinës. Kjo do të thoshte rritje e numrit prej 50 njohjeve të reja brenda natës.


Për t’iu kundërvënë këtij lobimi, shefi i diplomacisë serbe shkuan gazeta serbe Veçernje Novosti, ndodhet në një turne në Meksikë dhe në disa prej vendeve të Karaibeve.

Ndërkohë, bëhet e ditur se Beogradi ka nisur edhe disa emisarë në vendet islame me më ndikim me qëllim të ndërprerjes së efektit lobues të Prishtinës.


Deri më tani shkruan gazeta serbe, nga 192 shtete anëtare të OKB-së, 76 tashmë kanë njohur pavarësinë e Kosovës.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)