26 Prill 2024

Kosova ka perspektivë dhe të ardhme evropiane

Prishtinë, 27 qershor - Ambasadori gjerman Wolfgang Ischinger, njëherit Ish-i dërguari i Bashkimit Evropian për statusin e Kosovës, të hënën në Prishtinë tha se bisedimet Prishtinë-Beograd janë në të mirë të dy vendeve.

Ai ka theksuar se Kosova ka një perspektivë të qartë evropiane.

“Kosova ka një perspektivë të qartë në rrugëtimin drejt familjes evropiane”, tha diplomati gjerman, duke folur rreth Kosovës.

Ai këto komente i ka bërë të hënën, me ç’rast u nderua nga Universiteti i Prishtinës me çmimin “Doktor Honoris Causa” për kontributin ndaj Kosovës. Ischinger me këtë rast tha se ndihet i privilegjuar që i është dhënë ky titull.



Sipas tij, bisedimet mes Kosovës dhe Serbisë, duhet të na çojnë deri te një marrëveshje, që lejon dy popujt të jetojnë në paqe.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)