25 Prill 2024

Kosova ka hyrë në fazën e dytë të zbatimit të MSA-së

Prishtinë, 11 tetor - Është mbajtur mbledhja e dytë e Këshillit Ministror për Integrim Evropian, mbi Planin e Veprimit për zbatimin e Agjendës për Reforma Evropiane ERA II.

Në hapje të mbledhjes, Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, theksoi punën e rëndësishme drejt zbatimit të fazës së dytë të prioriteteve për integrim në Bashkimin Evropian, të dakorduara së bashku me Bashkimin Evropian.

“Meqë tani Kosova ka hyrë në fazën e dytë të zbatimit të Marrëveshjes për Stabilizim dhe Asociim, këto prioritete janë kritike për rrugën tonë drejt integrimit të plotë në Bashkimin Evropian."

"Me zbatimin e tyre ne gjithashtu do të përmirësojmë funksionimin e institucioneve tona, do ta forcojmë shtetin e së drejtës dhe të do krijojmë më tepër hapësirë e mundësi për vende të reja pune e zhvillim të qëndrueshëm ekonomik “, tha kryeministri, duke theksuar se këto janë edhe prioritete të programit qeverisës.

Gjatë takimit u diskutua rreth detyrave konkrete dhe sfidave të mundshme gjatë dy viteve të ardhshme të zbatimit të Agjendës për Reforma Evropiane.

Të pranishëm ishin edhe Zëvendëskryeministri i Parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog, Besnik Bislimi, Zëvendëskryeministrja e tretë për Çështje të Pakicave dhe të Drejtave të Njeriut, Emilija Redžepi, anëtarë të tjerë të kabinetit qeveritar dhe përfaqësues të institucioneve dhe agjencive të pavarura.

Zyra e Zëvendëskryeministrit për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog së bashku me Drejtoritë përkatëse të integrimit evropian do të monitorojnë rregullisht procesin e zbatimit të reformave dhe do të bashkëpunojë ngushtë me ministritë, Kuvendin e Kosovës, këshillat dhe agjencitë e pavarura për përmbushjen e obligimeve të Agjendës për Reforma Evropiane.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)