26 Prill 2024

Kosova i ka shumë të qarta vijat e kuqe për dialogun me Serbinë

Prishtinë, 2 gusht - Qeveria e Republikës së Kosovës, e drejtuar nga kryeministri Hashim Thaçi, ka zhvilluar mbledhjen e saj të 28-të, në të cilën ka diskutuar për zhvillimet dhe angazhimet për sundimin  ligjit në tërë territorin e Kosovës.

Kryeministri Hashim Thaçi në fillim të mbledhjes ka informuar kabinetin qeveritar për zhvillimet dhe angazhimet e fundit për sundimin e rendit dhe ligjit në të gjithë territorin e Republikës së Kosovës. Kryeministri Thaçi ka theksuar edhe angazhimet dhe përpjekjet e komunitetit ndërkombëtar për të krijuar rrethana më të lehta dhe normalitet të plotë në veri të Kosovës.

“Në takimin që kemi zhvilluar me Robert Kuper është prezantuar nga shteti i Kosovës, përsëri, dhe shumë qartë, qëndrimi se për Prishtinën janë shumë të qarta vijat e kuqe për dialogun me Serbinë. Respektimi i plotë i Kushtetutës së vendit dhe rezolutave të Kuvendit të Kosovës, respektimi i integritetit dhe rregullimi i brendshëm nuk mund të jenë pjesë e dialogut”, ka thënë kryeministri Hashim Thaçi.

Kryeministri Hashim Thaçi ka theksuar se mbrojtja e sovranitetit dhe integriteti territorial është detyrim kushtetues, ligjor dhe kërkesë e popullit të Kosovës. Në funksion të këtyre zhvillimeve është krijuar unitet i plotë politik, institucional dhe qytetar, ka thënë kryeministri Thaçi.

“Shteti i Kosovës ka prezantuar qëndrimin e qartë edhe në takim me z.Robert Kuper. Edhe pas zhvillimeve të reja, për shtetin e Kosovës nuk ka kthim prapa në gjendjen para 25 korrikut dhe para vendimit për masat e reciprocitet. Nuk ka kthim prapa në gjendjen e status-quos. Ne vetëm kemi ushtruar të drejtën tonë kushtetuese për të vendosur reciprocitetin kufitar dhe kontrollin e plotë nga  Policia e Kosovës dhe Doganat e Kosovës” është shprehur kryeministri Hashim Thaçi para kabinetit qeveritar.

Kryeministri Thaçi ka vlerësuar se prekja e çështjes së kufijve të Kosovës, definitivisht, edhe për shtetin e Kosovës, do të nënkupton hapjen e temës së kufijve në gjithë rajonin. “Çdo shtet në rajon e ka nga një problem që mund të quhet Mitrovicë. Ne jemi për hapje të kufijve, respektim të kufijve dhe në asnjë rrethanë për ndryshim”, ka thënë kryeministri Hashim Thaçi.

Për Serbinë, çështja e pikave kufitare 1 dhe 31, mund të jetë çështje politike dhe elektorale, por për Kosovën është çështje e sovranitetit, integritetit dhe e respektimit të kushtetutës, është shprehur kryeministri Hashim Thaçi.

Kryeministri Hashim Thaçi ka theksuar se Qeveria e Kosovës vazhdon, e vendosur, për të punuar maksimalisht në procesin e integrime evropiane. “Brukseli duhet të jetë shumë i qartë me shtetin e Kosovës. Në Evropë ka ose nuk ka shtete. Kosova është shtet. Nuk ka gjysmështete. Dhe kjo është shumë e qartë për të gjitha vendet e BE-së”, ka thënë kryeministri Hashim Thaçi.

“EULEX duhet të mbështesë plotësisht Kushtetutën e Kosovës, sundimin e ligjit, dhe rendin në Kosovë. Kjo është deklaruar nga drejtuesit e këtij misioni. Duam të besojmë që kjo do të ndodhë edhe në vepër. Ne të gjithë e dëshirojmë që misioni i EULEX-it të jetë i suksesshëm, por suksesi mund të arrihet me angazhime të përbashkëta me institucionet e shtetit të  Kosovës, duke respektuar gjithmonë Kushtetutën dhe ligjet e Kosovës” ka thënë kryeministri Hashim Thaçi.

Kryeministri Thaçi ka theksuar gjithashtu edhe angazhimin e Qeverisë së Kosovës për t’i ndihmuar të gjithë qytetarët, edhe në veri të Kosovës. “Pra Qeveria e Kosovës do të jetë në mbështetje të gjithë qytetarëve të vendit në gjithë territorin e vendit”, ka thënë kryeministri Hashim Thaçi në fund të fjalës së tij para kabinetit qeveritar.

Qeveria e Kosovës, ne mbledhjen e vet ka miratuar edhe Projektligjin për Agjencinë Kosovare të Forenzikës, ka ndarë 60 mijë euro për Agjencinë Kosovare të Privatizimit dhe ka aprovuar Vendimin për kryesuesin e Bordit të Pavarur për Rishqyrtimin e Ankesave Tatimore. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)