28 Mars 2024

Kosova falënderon Arabinë Saudite

Riad,  mars - Drejtori i Përgjithshëm i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Republikës së Kosovës, Lulzim Mjeku, bashkë me të ngarkuarin me punë në Arabinë Saudite Rexhep Bojën, takuan Zëvendës Ministrin e Punëve të Jashtme të Mbretërisë së Arabisë Saudite, shkëlqesinë e tij Alaudin Askeri, në vizitë falënderuese këtij vendi mik të shtetit e të popullit të Kosovës.

Në takimin në Riad, diplomatet e Kosovës e falënderuan zëvendësministrin Askeri për përkrahjen që Arabia Saudite i ka dhënë Kosovës në vitet e kaluara e sidomos për aktin e njohjes së Kosovës shtet i pavarur.
 
Akordimi i njohjes nga ana e Arabisë Saudite është dëshmuar të ketë rol stabilizues në rajon, sidomos për faktin e peshës se njohja ka ardhë nga një shtet i fuqishëm rajonal, tha pala kosovare.

Në bisede miqësore bashkëbiseduesit shfaqen bindjen se pas njohjes dhe vendosjes së marrëdhënieve diplomatike ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Mbrëterisë së Arabisë Saudite, intensifikimi i marrëdhënieve dypalëshe duhet të bëhet në planin e zhvillimit ekonomik e social të Kosovës.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)