25 Prill 2024

Kosova e përkushtuar plotësisht për agjendën evropiane

Prishtinë, 25 shkurt - Kryeministri i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi ka pritur sot Robert Cooper, zyrtar i lartë në kabinetin e Përfaqësueses së Lartë të Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri, baroneshës Catherine Ashton.

Në takim është diskutuar për çështjen e dialogut mes Kosovës dhe Serbisë, si dy shtete të pavarura, në kontekst të integrimeve evropiane dhe përmirësimit të raporteve ndërfqinjësore.

Në këtë kuadër, në takim u potencua se dialogu për çështje praktike do të fokusohet në çështjet të cilat do të lehtësojnë jetën e qytetarëve të të dyjave vendeve, siç janë lëvizja e lirë, shkëmbimi tregtar dhe bashkëpunimi rajonal.

Nga ana e tij, kryeministri i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi theksoi se institucionet e reja të Republikës së Kosovës janë të përkushtuara plotësisht për agjendën evropiane, zhvillimin ekonomik, sundimin e ligjit, mirëqenien e qytetarëve, raportet e mira me të gjithë fqinjët, të cilat do të çojnë në afat sa më të shpejtë tek integrimi euroatlantik i Kosovës.

Në takim, ka marrë pjesë edhe zëvendëskryeministrja Edita Tahiri, udhëheqëse e delegacionit të Republikës së Kosovës për dialogun për çështje praktike me Republikën e Serbisë.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)