27 Prill 2024

Kosova duhet t’i dënojë trafikantët

Uashington, 28 qershor -  Departamenti amerikan i Shtetit publikoi Raportin vjetor për trafikimin e njerëzve për vitin 2011. Në kapitullin ku flitet për Kosovën thuhet se vendi ynë është burim, destinacion dhe ndoshta edhe vend transiti për gratë dhe fëmijët që trafikohen për seks dhe fëmijët që trafikohen për t’u bërë lypsarë.


Pjesa më e madhe e viktimave të huaja që detyrohen të merren me prostitucion janë vajza të reja nga Evropa Lindore përfshi Moldavinë, Shqipërinë, Poloninë dhe Serbinë, theksohet në kapitullin kushtuar Kosovës.


Femrat nga Kosova, siç thuhet më tej, janë subjekt shfrytëzimi për prostitucion brenda Kosovës dhe jashtë saj. Policia vazhdon të njoftojë se trafikimi i brendshëm i serbëve të Kosovës ndodh në veriun e vendit, shton raporti.
Qeveria e Kosovës, siç theksohet në raport, nuk zbaton plotësisht standardet minimale për eliminimin e trafikut; megjithatë po bën përpjekje domethënëse për t’i përmbushur ato.


Qeveria e ka përmirësuar seksionin e policisë anti-trafik dhe ka trefishuar hetimet. Këtë vit janë identifikuar më shumë viktima se vitet e mëparshme dhe u janë ofruar më shumë shërbime të financuara nga qeveria, thuhet në raport.


“Megjithatë, çështjet e trafikut kanë marrë kohë për t’u shqyrtuar dhe numri i dënimeve ka qenë më i vogël se vitet e tjera. Ka pasur hetime dhe ndjekje penale kundër zyrtarëve publikë për bashkëpunim në trafikim por nuk ka pasur dënime”.


Raporti i Departamentit të Shtetit thotë se Kosova duhet të ndjekë penalisht dhe të dënojë në mënyrë aktive personat që trafikojnë njerëz për seks dhe punë të detyruar. “Efikasiteti për identifikimin e viktimave duhet përmirësuar dhe duhen vazhduar fushatat publike për ndërgjegjësimin e popullatës mbi rreziqet e trafikimit”

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)