26 Prill 2024

Kosova do të përkrahë veteranët, invalid dhe familjet e dëshmorëve

Prishtinë, 15 gusht - Zëvëndësministri i Ministrisë së Punës dhe Mirëqenies Sociale Fatmir Shurdhaj së bashku me të ngarkuarin me punë në ambasadën e Kosovës në Shqipëri Gani Veselaj vizituan veteranët, invalidët dhe familjet e dëshmorëve të luftës së UÇK-së të cilët gjinden për pushim dhe rehabilitim në plazhin e Durrësit në Shqipëri.

Gjatë kësaj vizite që ju bëri zv/ministri Shurdhaj u njoftua me kushtet e akomodimit dhe pritjes në hotelin ku edhe janë vendosur dhe theksoi se kjo ndihmë do të vazhdoj edhe në të ardhmen pasi këto kategori meritojnë trajtim të dinjitetshëm.

Më tej zv/ministri Shurdhaj shtoi se këto kategori të dala nga lufta meritojnë respekt të veçantë dhe theksoi se me ndihmën e qeverisë së Kosovës dhe MPMS-së janë ndarë mjete financiare duke bërë të mundur kështu pushimin dhe rehabilitimin e këtyre personave.

Ndërkaq ambasadori i Kosovës në Shqipëri z. Gani Veselaj shprehi përkrahjen e tij dhe të Shtetit të Kosovës për këto kategori, dhe theksoi se Shteti i Kosovës nuk do të hezitojë asnjëherë të përkrahë veteranët, invalidët dhe familjet e dëshmorëve.

Nga ana e veteranëve u shpreh një entuziazëm i veçantë me vizitën e zv/ministrit të MPMS-së ku edhe shprehen falenderimet e sinqerta për kujdesin e veçantë të treguar ndaj tyre.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)