09 Shkurt 2023

Kosova do të aplikojë për anëtarësim në BE në dhjetor

Prishtinë, 29 nëntor - Kryeministri i Kosovës Albin Kurti, në një intervistë për gazetën gjermane “Frankfurter Allgemeine Zeitung” ka bërë të ditur se Kosova do të dorëzojë aplikimin për anëtarësim në Bashkimin Evropian në fund të 2022-tës, pra në muajin dhjetor.

Kurti për FAZ tha se Kosova do të jetë në mesin e shteteve si Ukraina, Gjeorgjia dhe Moldavia.

Kreu i Qeverisë së Kosovës theksoi se ai e di që anëtarësimi s’do të bëhet së shpejti.

“Sigurisht, ne e dimë se anëtarësimi nuk do të ndodh së shpejti. Por, është e rëndësishme që ne zyrtarisht dhe publikisht të shprehim dëshirën tonë për t’u anëtarësuar në BE” – ka thënë Kurti.

Gjithashtu gjatë intervistës së realizuar nga gazetari Michael Mertens, Albin Kurti ka folur edhe për temat të tjera me rëndësi të veçantë.

Kalendari

Ngjarjet e datës 9 shkurt 2023

- Kuvendi i Republikës së Kosovës mban seancë plenare. (Kuvendi i Kosovës, ora 10:00)

- Këshilli Gjyqësor i Kosovës mban mbledhjen e radhës. (Objekti i KGJK-së, ora 10:00)

- Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, viziton Komunën e Podujevës, ku do të pritet nga kryetari Shpejtim Bulliqi. (Podujevë, ora 10:00)

- Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, dhe kryetari i Podujevës, Shpejtim Bulliqi, do të përurojnë Qendrën e Mjekësisë Familjare në Gllamnik. (Fshati Gllamnik, Podujevë, ora 11:00)  

- Komuna e Prizrenit nënshkruan Agjendën e Kontratës Sociale për Prizrenin, që është zotim i përbashkët i Komunës dhe qytetarëve për përmirësimin e komunikimit, bashkëpunimit dhe veprimeve kolektive. (Këndi Amerikan në Prizren, ora 11:00)

- Federata e Boksit organizon ceremoninë e ndarjes së çmimeve “Laureatët e viti 2022”. (Hotel Sirius, ora 17:00)