29 Mars 2024

Kosova dhe Kroacia thellojnë marrëdhëniet diplomatike

Prishtinë, 19 gusht - Republika e Kosovës dhe Kroacisë janë të interesuara për zhvillimin dhe thellimin e metejmë të marrëdhenieve në mes të dy vendeve të përcaktuara thellësisht për integrime Evropiane u theksua gjatë takimit që Ministri i Integrimeve Evropiane, Besim Beqaj kishte me ambasadorin e Republikës së Kroacisë në Kosovë, Zlatko Kramariq.

Kroaci do të angazhohet që tek vendet me te cilat ka marrëdhënie të  mira të lobon për pavarësinë e Kosovës, tha me këtë rast ambasadori Kramariq.

Ai informoi ministrin Beqaj për angazhimin e Ambasadës së Kroacisë në Kosovë që në procedurat për dhënien e vizave për qytetarët e Kosovës të aplikohen dispozitat e marrëveshjes të cilën Kroacia e ka me Shqipërinë.

Gjatë takimit u bisedua edhe për vizitën e ministrit Beqaj në Kroaci.

Ministri Beqaj gjithashtu i përcolli ambasadorit Kramariq shqetësimet e qytetarëve te Kosovës lidhur me procedurat e dhënies së vizave në përfaqësitë diplomatike konsullore të Kroacisë.

Në takim u vlerësua se përkundër marrëdhënieve të mira në mes të dy vendeve nevojitën angazhim i gjithanshëm në përparimin e mëtejshëm të marrëdhënieve në mes të dy vendeve si në fushën politike ashtu edhe atë ekonomike.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)