19 Prill 2024

Konstituohet komisioni për politikë të jashtme

Prishtinë, 18 mars - Sot është mbajtur mbledhja konstituive e Komisionit  parlamentar për Politikë të Jashtme, të cilën e ka kryesuar, Albin Kurti, kryetar i Komisionit.

Kurti ka theksuar se komisioni përbëhet nga nëntë anëtarë, nga të cilët zv.kryetarë janë Hydajet Hyseni dhe Enis Krvan. Kurti ka bërë të ditur  se Komisioni do të punojë në bazë të Rregullores së Kuvendit, e cila e përcakton edhe fushëveprimin e këtij komisioni.

Ai ka pohuar se Komisioni për Politikë të Jashtme, do të ketë mbledhje të rregullta dy herë në muaj, kurse e ka bërë të qartë se në mbledhjen e ardhshme, do të shqyrtohet Projekti i plan-programit të punës së Komisioni, i cili është thënë se duhet të jetë orientues.

Komisioni do ta ushtrojë rolin e tij legjislativ dhe atë mbikëqyrës ndaj institucioneve ekzekutive që merren me politikën jashtme të vendit (Ministria e Punëve të Jashtme, kryeministri, presidenti), është thënë në takim.

 Anëtarët e Komisionit kanë marrë obligim, ndërkaq, që të analizojnë mbulimin buxhetor të Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe të misioneve diplomatike e konsullore të Kosovës në botën e jashtme.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)