25 Prill 2024

Konjufca priti në takim përfaqësuesit e misionit vëzhgues të ENEMO

Prishtinë, 30 shtator - Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, z.Glauk Konjufca, priti në takim përfaqësuesit e misionit vëzhgues të Rrjetit Evropian të Organizatave Monitoruese të zgjedhjeve (ENEMO), z.Pierre Peytier dhe znj.Elene Nizharazde.

Në takim u diskutua për zgjedhjet lokale, që pritet të mbahen më 17 tetor 2021, me ç’rast përfaqësuesit e ENEMO e njoftuan kryetarin e Kuvendit lidhur me angazhimin, përbërjen, qëllimin dhe metodologjinë e këtij misioni vëzhgues.

Kryetari Konjufca shprehu mirënjohje për punën e ENEMO, duke ofruar njëherësh mbështetje, bashkëpunim dhe bashkërendim institucional për mbarëvajtjen e procesit zgjedhor të 17 tetorit. 


 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)