26 Prill 2024

Komuna e Obiliqit, shkel ligjet me dy këmb dhe favorizon kandidatët në punësim

Prishtinë, 20 prill - Rrjeti i OJQ-ve AVONET ka monitoruar konkursin në Komunën e Obiliqit për pozitën “Mjek i Përgjithshëm në QKMF, QMF, AMF”, ku gjatë këtij procesi janë identifikuar disa shkelje të cilat janë në kundërshtim me ligjet dhe udhëzimet administrative.

Fillimisht AVONET, shpreh shqetësimin se si institucioni i Komunës së Obiliqit nuk zbaton ligjet në fuqi dhe ku konkursi për pozitën “Mjek i Përgjithshëm në QKMF, QMF, AMF” është në kundërshtim me me LIGJIN NR. 06/L - 114 PËR ZYRTARËT PUBLIKË neni 67 dhe 68.

AVONET me 04.04.2022 ka informuar kryetarin e Komunës së Obiliqit, z, Xhafer Gashin se procesi i rekrutimit nuk është duke u zhvilluar siç parashihet me ligjet në fuqi dhe nuk është në harmoni me konkursin dhe me proceset e tjera administrative, ani pse ky i fundit ishte në dijeni, poashtu AVONET kishte informuar për dyshimet se ky konkurs është i përgatitur për kandidaten Ermira Hodaj, por Gashi nuk ka ndërmarrë asnjë veprim për t'i parandaluar shkeljet.

AVONET kishte informuar kryetarin e Komunës së Obiliqit z. Gashi se Komisioni për Shqyrtimin e Ankesave i ka lejuar ata që të hynë në testin me shkrim, (ashtu siç është bërë edhe njoftimi me datën 01.04.2022) edhe pse këta kandidatë nuk i kanë plotësuar kriteret e konkursit, sipas konkursit të shpallur të datës 07.03.2022, nga ta kërkohet të kenë vërtimin e Gjykatës se nuk janë në hetime, dhe nga kjo Komisioni Intervistues ka identifikuar se tre kandidatet të cilat nuk mund ta vazhdojnë procesin e përzgjedhjes sepse kandidatët Ermira Hodaj, Arrita Beqaj, dhe Besa Bahtiri, nuk kanë vërtetimin e Gjykatës se nuk janë në hetime, kishte bërë njoftimin publik me datën 28.03.2022.

Në dijeni për këtë parregullsi ishte edhe Drejtoresha e Drejtorisë për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale znj, Blerona Shabanaj- Mehmeti, me të cilën AVONET ka mbajtur takim në zyren e saj, duke e njoftuar konkretisht për parregullsitë e kandidates, e konkretisht të Ermira Hodaj, por e njejta ka lejuar me vetëdije të plotë një shkelje të tillë, edhe pas këtyre paralajmërimeve.

AVONET vlerëson se është shkelur neni 5, ndalimi i të gjitha llojeve të diskriminimit të Ligjit të Punës me nr LIGJI Nr. 03/L-212 dhe poashtu është munduar të favorizoj kandidatë të cilët nuk kanë plotësuar kushtete kriterit të konkursit e që është e sanksionuar me neni 219 Cenimi i të drejtave të punësimit dhe papunësisë të KODI PENAL I REPUBLIKËS SË KOSOVËS me NR. 06/L-074, poashtu ky veprim është i sanksionuar edhe në KAPITULLI XXXIII KORRUPSIONI ZYRTAR DHE VEPRATPENALE KUNDËR DETYRËS ZYRTARE me neni 414 Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar të KODI PENAL I REPUBLIKËS SË KOSOVËS me NR. 06/L-074.

Sipas AVONET-it edhe Drejrotesha z. Shabanaj ka shkelur nenin 5, Ndalimi i të gjitha llojeve të diskriminimit të Ligjit të Punës me nr LIGJI Nr. 03/L-212, Neni 219 Cenimi i të drejtave të punësimit dhe papunësisë të KODI PENAL I REPUBLIKËS SË KOSOVËS me NR. 06/L-074, dhe me Neni 414 Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar të KODI PENAL I REPUBLIKËS SË KOSOVËS me NR. 06/L-074, poashtu nuk ka zbatuar ligjet në fuqi sepse çdo konkurs duhet të bëhet me LIGJIN NR. 06/L - 114 PËR ZYRTARËT PUBLIKË.

Ndërsa Komuna e Obiliqit me datën 05.04.2022, ka bërë njoftimin se kandidatja Ermira Hodaj është ftuar në intervis me gojë edhe pse AVONET kishe paralajmëruar kryetarin e Komunës së Obiliqit se ky konkurs dyshohet se është përgatitur për Ermira Hodaj si marrëveshje e brendshme e tyre.

AVONET konsideron se këto veprime paraqesin një rrezik të lartë të qëndrueshmërisë se besimit në institucionin, diskriminimin, favorizimin dhe cenimin në punësim për aplikantët tjerë.

"Kërkojmë nga Ministria e Pushtetit Lokal dhe Ministria e Punëve të Brendshme dhe Administratës që të merr masat urgjente ndaj shkeljeve ligjore dhe mos zbatim të LIGJIT ME NR. 06/L - 114 PËR ZYRTARËT PUBLIK."

AVONET, ka inicuar kërkesë për hetim te Prokuroria Themelore e Prishtinës dhe tek Agjencia kundër Korrupsionit lidhur me të gjeturat e monitorimit dhe hulumtimit ndaj zyrtarëve të Komunës së Obiliqit dhe të anëtarëve të komisioneve të konkursit për pozitën "Mjek i Përgjithshëm.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)