25 Prill 2024

Komiteti punues koordinon agjendën evropiane

Prishtinë, 25 gusht - Në kuadër të intensifikimit të agjendes Evropiane të Kosovës sot është mbajtur takimi i Komitetit Punues për Integrim Evropian. Takimi u kryesua nga Ministrja e Integrimit Evropian, Vlora Çitaku, me pjesëmarrjen e të gjithë Sekretarëve të Përgjithshëm të minstrive dhe udhëheqësve të disa agjencive ekzekutive. 


Gjatë takimit u diskutua progresi në zbatimin e obligimeve të parapara më agjenden Evropiane, duke u fokusuar në adresimin e kritereve politike, ekonomike dhe plotësimin e standardeve Evropiane. Diskutim i veçantë u zhvillua në kuadër të angazhimeve të parapara më procesin e liberalizimit të vizave, gjegjësisht ri-integrimin personave të riatdhesuar, respektimin të kritereve të parapara më marrëveshjen më FMN, reformen a edministrates publike dhe sektorin e bujqësisë.

Ministrja Çitaku, tha se: “Në kuadër të intensifikimit të ecurisë legjislative të paraparë më letrën e Komisionerit Štefan Füle të gjitha projektligje prioritare tanimë janë të miratuara nga Qeveria. Sidoqoftë, shumë sfida mbesin përpara - pas publikimit të Raportit të Progresit 2011, vullneti i qartë politik për integrim Evropian duhët përkthehet në masat dhe veprimet konkrete teknike dhe në këtë drejtim Qeveria do të ndërmerr hapat e qartë dhe vendimtar me qëllim të avancimit të procesit integrues të vendit.”

Informatë e përgjithshme:
Komiteti Punues për Integrim Evropian është forum permanent i cili udhëhiqet nga Ministrja e Integrimit Evropian dhe marrin pjesë udhëheqës më të lartë administrativ të institucioneve shtetërore. Roli i takimeve të Komitetit Punues është të siguroj koordinim të mirëfilltë të agjendës Evropian në nivelin më të lartë administrativ.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)