18 Prill 2024

Komisioneri për Zgjerim dhe Politikë Evropiane viziton Kosovën

Prishtinë, 17 mars -  Komisioneri i BE-së për Zgjerim dhe Politikë të Fqinjësisë, Štefan Füle do të vizitojë Kosovën të premten më 19 mars, si pjesë e vizitës së tij në Ballkanin Perëndimor, duke përfshirë edhe vizitat në Shqipëri, Bosnje dhe Hercegovinë, Mal të zi dhe Serbi. 


Gjatë qëndrimit në Kosovë, Komisioneri Füle do të takohet me faktorët kyçë vendës dhe ndërkombëtarë si Presidentin Fatmir Sejdiu, kryeministrin Hashim Thaçi, ministrat e kryetarët e komunave si dhe Përfaqësuesin Special të BE-së, Pieter Feith-in dhe kreun e misionit të EULEX-it, Yves de Kermabon. 


Para vizitës, Komisioneri Füle deklaroi: “Ekziston konsensus i fuqishëm midis shteteve tona anëtare sa i përket domosdoshmërisë për ta përfshirë Kosovën në perspektivën evropiane. Do të mobilizoj të gjitha instrumentet e nevojshme të Komisionit Evropian për ta jetësuar një gjë të tillë”.
Z. Füle u emërua si Komisioner për Zgjerim dhe Politikë Evropiane të Fqinjësisë në shkurt 2010.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)