31 Korrik 2021

KMDLNJ reagon ndaj deklaratës së Feithit

Prishtinë, 2 mars - Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut ka shprehur shqetësimin mbi tendencën për të bërë trysni mbi Gjykatën Kushtetuese të Kosovës në kohën kur kërkohet pavarësia e gjyqësorit.
 
Një tendencë e tillë, posaçërisht vërehet në prononcimet publike të zyrtarëve të lartë ndërkombëtarë në Kosovë, thuhet në njoftimin e këtij Këshilli.

KMDLNJ thotë se deklarata e fundit e shefit të ICO-s, Piter Faith, se `nuk ka pasur shkelje të Kushtetutës së Kosovës gjatë zgjedhjes së presidentit”, është trysni e drejtpërdrejtë mbi Gjykatën Kushtetuese dhe paragjykim i vendimit që duhet ta marrë kjo gjykatë.

Kalendari

Ngjarjet e datës 31 Korrik 2021

- Qendra për Informim dhe Përmirësim Social në bashkëpunim me Ambasadën Gjermane dhe Komunën e Prishtinës organizon për herë të parë Panairin e Vullnetarëve të Shëndetit Mendor. (Biblioteka Kombëtare “Pjetër Bogdani”, ora 10:00)

- Federat e Futbollit të Kosovës organizon workshop-in rreth sistemit VAR. (Kampi Edukativ Nacional në Hajvali, ora 17:00)