27 Prill 2024

KIPRED: Drejtorët e ndërmarrjeve publike të politizuar

Prishtinë, 29 qershor - Instituti Kosovar për Kërkime dhe Zhvillime të Politikave (KIPRED) ka publikuar të mërkurën një studim rreth përzgjedhjes politizimit dhe profesionalizmit të bordeve të drejtorëve të ndërmarrjeve publike dhe agjencive të pavarura në Kosovë.  


Studimi i titulluar “Menaxhimi publik: Analizë e bordeve të ndërmarrjeve publike dhe agjencive e institucioneve  të pavarura," synon të përmirësoj mënyrën e përzgjedhjes, performancën dhe llogaridhënien e këtyre bordeve, përmes ndryshimit të kornizës ligjore dhe praktikave të aplikuara.
 
Krenar Gashi, drejtor ekzekutiv i KIPRED-it, ka thënë se studimi vjen pas shumë kritikave rreth politizimit dhe performancës së dobët të bordeve të drejtorëve të këtyre ndërmarrjeve dhe agjencive.
 
Shkamb Qavdarbasha, bashkëautor i studimit, ka prezantuar gjetjet kryesore dhe rekomandimet e studimit. “Ne kemi gjetur se ligji për ndërmarrjet publike nuk e definon qartë natyrën politike të drejtorëve të këtyre bordeve, duke i lënë kësisoj hapësirë cilesdo qeveri që nëpër bordet e ndërmarrjeve publike të vendosë persona politik.”
 
“Tek agjencitë e pavarura, kemi vërejtur një diksrepancë sa i përket mënyrës së përzgjedhjes dhe kriterieve për përzgjedhje të bordeve të tyre. Kjo për shkak së agjencitë janë formuar dhe  funksionojnë në baze të ligjeve të veçanta, shumica prej të cilave nuk janë draftuar në bazë të politikave publike por më shumë si pasojë e presionit të bashkësisë ndërkombëtare,” ka sqaruar Qavdarbasha.
 
Një e gjetur tjetër qenësore e këtij studimi është përgjegjësia dhe llogaridhënia e agjencive të pavarura ndaj Kuvendit të Kosovës. Pyetja e shtruar është se çfarë ndodhë kur Kuvendi i Kosovës nuk i aprovon raportet e agjencive të pavarura, ndërsa është vërejtur mungesa e një mekanizmi llogaridhënës dhe të mbajtjes së përgjegjësisë.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)