07 Dhjetor 2021

KGJK porpozon ngritje të kapaciteve të stafit

Prishtinë, 11 shkurt - Këshilli Gjyqësor i Kosovës (KGJK), nën kryesinë e znj. Lirije Osmani, Kryesuese e Këshillit, mbajti mbledhjen e radhës. Në këtë  mbledhje, Këshilli miratoi Raportin e Zyrës së Prokurorit Disiplinor për punën e gjertanishme të kësaj zyre.

Këshilli vlerësoi se Zyra e Prokurorit Disiplinor nga viti 2001 e këndej ka shqyrtuar të gjitha rastet e paraqitura pranë kësaj zyre. Përndryshe, siç dihet ZPD në të kaluarën ka qenë kompetencë e rezervuar e UNMIK-ut, pranë Departamentit të Drejtësisë.

Më pas, nga janari deri në fund të korrikut 2009 është administruar nga Ministria e Drejtësisë dhe që nga 1 Gushti 2009 ka kaluar në kuadër të KGJK-së, mbi bazë të autoritetit kushtetues që ka Këshilli.

KGJK, me këtë  rast, duke vlerësuar punën e gjertanishme, propozoi edhe disa rekomandime dhe sugjerime për ngritjen e kapaciteteve dhe trajnimin e atyre ekzistuese në mënyrë që puna e kësaj t zyre në të ardhmen të jetë më efikase.

Këshilli, njëherit mori vendim që gjyqtari Hasim Sogojeva të transferohet nga Gjykata Komunale në Ferizaj në Gjykatën Komunale në Prishtinë dhe gjyqtari Fatmir Baloku të transferohet nga Gjykata Komunale në Istog në Gjykatën Komunale në Pejë, të cilët në gjykatat ku janë transferuar do të fillojnë punën me 15 mars 2010. 

Këshilli Gjyqësor i Kosovës  shqyrtoi edhe disa vendime të tjera me rëndësi nga fushë kompetenca e vet. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 7 dhjetor 2021 - Zyra e Rregullatorit për Energji organizon konferencën për integrimin e tregut të energjisë elektrike. (Hotel “Swiss Diamond”, ora 9:00)

-  Komisioni për Administratë Publike, Pushtet Lokal, Media dhe Zhvillim Rajonal shqyrton në parim i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e ligjeve që kanë të bëjnë me racionalizimin dhe vendosjen e vijave llogaridhënëse të Agjencive të Pavarura. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N506, ora 10:00)

- Mbahet ceremonia inauguruese e pranim dorëzimit të detyrës së Kryetarit të Prishtinës ku edhe do të bëhet betimi dhe nënshkrimi i deklaratës solemne për marrjen e detyrës së Kryetarit të ri të Komunës së Prishtinës, Përparim Rama si dhe betimi i anëtarëve të ri të Kuvendit të Komunës së Prishtinës. (Salla e Kuvendit të Komunës së Prishtinës, ora 10:00)

- Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku raporton para Komisionit për Arsim, Shkencë, Teknologji, Inovacion, KulturÑ‘, Rini dhe Sport. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N303, ora 10:00)

- Lëvizja FOL në partneritet me Misionin e Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë bën lansimin e Raportit “Pajisjet elektronike: fokusi në parandalimin e rasteve të dhunës në familje”. (Hotel Emerald, ora 10:00)

-  Komisioni për Buxhet, Punë dhe Transfere shqyrton Projektligjit mbi Ndarjet Buxhetore për Buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2022. (Ndërtesa e Kuvendit, salla C203, ora 10:00)

- Komuna e Rahovecit organizon shënimin e Ditës së Bibliotekës Komunale “Sulejman Krasniqi”. (Salla e Kuvendit të Komunës së Rahovecit, ora 11:00)

- Me rastin e Ditës së Bibliotekës Komunale “Sulejman Krasniqi” udhëheqes të Komunës së Rahovecit vizitojn shkollën e mesme të lartë  "Heronjtë e Kosovës" në Hoçë të Vogel. (Fshati Hoçë, ora 11:00)

- Qendra për Informim, Kritikë dhe Aksion së bashku me disa organizata të tjera feministe organizon aksion simbolik lidhur me aktgjykimin seksist të Gjykatës Themelore në Gjilan që shfajësoi pesë burra të akuzuar për përdhunim në grup të një vajze 19 vjeçare në vitin 2012. (Para Këshillit Gjyqësor të Kosovës, ora 12:00)

- Komisioni për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti mban dëgjim publik për Pakon e projektligjeve të pronësisë industriale si Projektligji për topografitë e gjysmëpërçuesve; Projektligji për dizajnin industrial, si dhe projektligji për patentat. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N10, ora 13:00)

- Komisioni për Bujqësi, Pylltari, zhvillim Rural, Mjedis e planifikim hapësinor dhe Infrastrukturë shqyrton Projektligjin për Odat e Arkitektëve dhe Inxhinierëve në fushën e ndërtimit dhe  planin e performancës për vitin 2022 nga Agjencia për menaxhimin e komplekseve memoriale të Kosovës (Ndërtesa e Kuvendit, salla N302, ora 13:00)