26 Prill 2024

KFOR harton marrëveshja me Stefanoviqin, qeveria kundër

Prishtinë, 3 gusht - Komandanti i KFOR-it, Gjenerali Erhard Buhler, shefi i ekipit negociator Borislav Stefanovic dhe Ministri Goran Bogdanovic, sot më në orët e hershme të mbrëmjes kanë shkëmbyer për herë të dytë pikëpamjet mbi situaten e tanishme në veri të Kosovës dhe diskutuan për mënyrën e zgjidhjes së problemeve atje.

Takimi u mbajt në kampin e KFOR-it Nothing Hill. Ata zhvilluan dhe hartuan një marrëveshje sipas së cilës parashihet:

• Në portën 1 (vendkalimi kufitar në Jarinje) dhe portën 31 (vendkalimi kufitar në Bernjak) sistemi i tanishëm i kontrollit do të vazhdojë i pandryshuar deri në mes të muajit Shtator 2011. Nëse është e nevojshme, kjo kornizë kohore mund të zgjatet. KFOR-i mban komandën dhe kontrollin në kalimet kufitare.

• Veturat, kamionët me peshë deri në 3.5 tonë dhe kamionët që transportojnë ndihma humanitare, përfshirë edhe ushqimin, mund të kalojnë pas kontrollimit të identitetit dhe kontrollit për armë.

• Bllokadat rrugore do të hiqen dhe liria e lëvizjes do të rivendoset.

Për bisedimet, Komandanti i KFOR-it ka pasur autoritetin e plotë e të gjitha institucioneve të përfshira.

Kryenegociatori Borislav Stefanovic dhe Ministri Goran Bogdanovic do ta koordinojnë marrëveshjen me Presidentin e Sërbisë dhe autoritetet tjera involvuara nga pala Serbe.

Marrëveshja sipas KFOR mund të implementohet gjatë ditëve në vijim.

Nderkaq në anën tjetër Qeveria e Republikës së Kosovës, e vlerëson të papranueshme draftmarrëveshjen e prezantuar në opinion, e arritur në mes të Gjeneralit të  KFOR-it, Erhard Buhler dhe zyrtarit serb, Stefanoviq, të përmbledhur në tri pika.

Qeveria e Republikës së Kosovës, duke respektuar në plotëni Kushtetutën dhe ligjet e Kosovës, si shtet sovran dhe i pavarur e autonom në vendim marrje, njofton opinionin publik vendor dhe ndërkombëtar se kjo draftmarrëveshje është e papranueshme për Qeverinë e Republikës së Kosovës dhe e parealizueshme në territorin e Republikës së Kosovës.

Qeveria e Republikës së Kosovës do të respektoj në përpikmëri masat e reciprocitetit me Serbinë.

Qeveria e Republikës së Kosovës mirëpret përpjekjet e KFOR-it për zhbllokimin e rrugëve dhe krijimin e një ambienti të sigurt për të gjithë qytetarët e Kosovës, detyra këto në përputhje me mandatin që e ka KFOR-i.

Për Kosovën nuk do të ketë kthim prapa në gjendjen e para 25 korrikut. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)