04 Gusht 2021

Kermanon: Askush nuk duhet të jetë mbi ligjin

Prishtinë, 21 mars - Askush nuk duhet të jetë mbi ligjin dhe kjo duhet të jetë shumë e qartë për të gjithë, por duhet të jemi shumë të kujdesshëm me spekulimet dhe thashethemet, sepse drejtësia nuk bëhet me thashetheme, por me fakte dhe dëshmitarë, ka thënë në një intervistë të dhënë për Agjencinë e Pavarur të Lajmeve Kosovapress shefi i misionit EULEX, Yves de Kermabon.

Edhe pse nuk e përjashton mundësinë se është duke u bërë ndonjë hetim ndaj udhëheqësve shtetëror, Kermabon nuk pranon të japë informacione, por thekson se sa herë që ka ndonjë dosje, dëshmi për korrupsionin ato edhe do të hetohen nga EULEX-i së bashkë me institucionet e Kosovës.

“Mbase e kuptoni shumë mirë se nuk mund të japë informacione konfidenciale për ndonjë hetim, i cili mbase është duke u bërë. Është detyrë e drejtësisë dhe unë nuk ndërhyj në këto procese. Atë që do ta thosha është se askush nuk është mbi ligjin”.

Mirëpo Kermbao mohon se kryrokurori ndërkombëtar ka deklaruar se do të ketë arrestime të zyrtarëve të lartë, por se ka folur për raste të vështira. Sipas Kermabosë këto raste janë duke u hetuar por procesi nuk mund të kryhet shpejt.

“Kemi shumë njerëz të mirë që vijnë nga më shumë se 20 vende anëtare të BE-së dhe vendeve tjera, si SHBA-të, pasi e dini se edhe ata janë pjesë e misionit, dhe për të punuar bashkë me kolegët e Kosovës, që vërtet të bëhet lufta kundër korrupsionit. Jo vetëm korrupsionin në nivel të ulët, por në të gjitha nivelet e për ta bërë këtë duhet të kemi ekspertë të mirë, qofshin financiarë apo të tjerë për të bërë hetimet e tyre. Kjo përfshin të gjitha nivelet dhe qarqet ku mund të dyshohet për korrupsion”, shprehet shefi i EULEX-it.

Kalendari

Ngjarjet e datës 5 Gusht 2021

- Bordi dhe menaxhmenti i NP KOSTT raporton para Komisionit për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti lidhur me organizmin e brendshëm dhe zbatimin e projekteve. (Kuvendi i Kosovës, salla N10, ora 11:00)