18 Prill 2024

Kërkohet shkarkimi i Sami Kurteshit nga pozita e anëtarit të KQZ-së

Prishtinë, 26 gusht - Demokraci Plus (D+) kërkon nga Presidentja Osmani-Sadriu shkarkimin e anëtarit të KQZ-së, Sami Kurteshi.

Përkundër që tashmë janë shpallur zgjedhjet e lokale, dhe nuk është e rekomandueshme zëvendësimi i anëtarëve të KQZ-së, por mbi të gjitha duhet ruajtur integriteti i KQZ dhe besimi i qytetarëve në këtë institucion.

Ne konsiderojmë që anëtari i KQZ-së, Sami Kurteshi, me veprimet e tij,  është duke dëmtuar seriozisht statusin dhe integritetin e KQZ-së. Në mbledhjen e sotme të KQZ-së, z. Kurteshi ka pranuar që është përfshirë në një incident me një nëpunës të KQZ-së, duke marrë përsipër rolin e policisë, në vend se të denoncoi në organet përgjegjëse personin në rast të mos respektimit të masave për mbrojtje nga COVID-19. Një ditë më herët, z. Kurteshi kishte deklaruar se nuk e ka sulmuar askënd. Ndryshimi i deklaratave nga një i emëruar publik është moralisht e gabuar. Ky nuk është rasti i vetëm kur z. Kurteshi dëmton integritetin e KQZ-së. I njëjti, në vazhdimësi në mbledhjet e KQZ-së ka përdorur gjuhë fyese dhe përçarëse, mizogjene, dhe bullizëm.

Andaj, kërkojmë nga Presidentje Osmani-Sadriu, që duke u bazuar në Ligjin për Zgjedhjet e Përgjithshme, nenin 61 paragrafi 5, shkronja d, të shkarkojë anëtarin e KQZ-së Sami Kurteshin, për të mbrojtur statusin dhe integritetin e KQZ-së.


 


 


  

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)