16 Prill 2024

KDI lanson “Transparency International Kosova”

Prishtinë, 20 maj - Instituti Demokratik i Kosovës (KDI) ka publikuar marrëveshjen e arritur me organizatën më kredibile në botë në luftë kundër korrupsionit, “Transparency International”, për lancimin në vendin tonë të “Transparency International Kosova”.

Drejtori ekzekutiv i KDI-së, Ismet Kryeziu, në konferencë për media ka thënë se kjo marrëveshje tregon për angazhimin e KDI-së në luftën kundër korrupsionit dhe besimin që ka krijuar në partnerët ndërkombëtar.

“Në luftën kundër korrupsionit nuk duhet të ketë konkurrentë, por partneritet mes të gjithë atyre që japin kontribut në luftë kundër-korrupsionit”, ka thënë Kryeziu.

Në këtë konferencë,  KDI ka njoftuar po ashtu se së shpejti do të publikohet edhe Raporti i “NIS” “Integriteti i Sistemit Kombëtar, që ka për qëllim të bëjë studimin e katërmbëdhjetë shtyllave të shtetit që kanë rol në luftën kundër korrupsionit.

Kryeziu ka prezantuar edhe fillimin e implementimit të Projektit “Avokimi për kompletimin e pakos së ligjeve anti-korrupsion në Kosovë” të mbështetur nga Ambasada Britanike. Ligjet të cilat do të jenë objektiv i avokimit tonë janë: Ligji kundër krimit të organizuar dhe Ligji për konfiskimin e pasurisë së fituar në mënyrë të paligjshme. 

“Avokimi për këto dy ligje do të ketë aktivitete me aktorët jo vetëm vendorë, por edhe me ata ndërkombëtarë, me qëllim që legjislacioni në luftën kudër-korrupsionit, të jetë në përputhje me standardet ndërkombëtare”, ka thënë ai.

Të premten po ashtu është promovuar edhe një pilot-projekt që ka të bëjë me monitorimin shtypit ditor  rreth raportimit për korrupsionit, që flet për numrin e raporteve të medieve për korrupsionin, si dhe reflektimin e institucioneve karshi shkrimeve.

Besnik Ramadanaj nga KDI ka thënë se një nga instrumentet e luftimit të korrupsionit padyshim se është edhe media dhe roli i saj nëpërmjet hulumtimeve dhe raportimeve të rasteve të korrupsionit.   

“Një element i rëndësishëm që e pengon zhvillimin e gazetarisë hulumtuese është edhe pengesa që u krijohet gazetarëve në qasjen në dokumentet zyrtare. Media të ndryshme dhe asociacione të medieve kanë raportuar shpesh për këto raste.”, ka thënë Ramadanaj.

Sa i përket gazetave që më së shumti kanë raportuar për periudhën mars-prill 2011, sipas Ramadanajt janë: Zëri me 23 artikuj, Koha Ditore 18, Kosova Sot 7 dhe Express 3. Në raportet e ardhshme do të përfshihen të gjitha gazetat ditore.

Në bazë të monitorimit të gazetave sa i përket artikujve për korrupsionin ka dalë se institucionet më të korruptuara janë ato qendrore, përkatësisht Qeveria e Kosovës me pesë artikuj, me po të njëjtin numër të rasteve të raportuara janë edhe zyrtarët shtetërorë që përfshijnë deputetët, zyrtarë të lartë publikë, etj dhe në vendin e tretë janë komunat me katër artikuj.

Në kuadër të këtij raporti janë nxjerrë edhe disa rekomandime, si: nxitja dhe rritja e numrit të shkrimeve hulumtuese për korrupsionin, reagimi institucional, prioritetizimi i artikujve për korrupsionin, si dhe përsëritja e shkrimeve për temat e botuar një herë, ri-aktualizimi i atyre temave. 
 

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)