23 Prill 2024

KDI kërkon që raportimet në Kuvend për ecurin e dialogut të jenë të rregullta

Prishtinë, 10 qershor - KDI e vlerëson raportimin e Kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, në seancën e nesërme të Kuvendit, para takimit të dialogut me Serbinë të ndërmjetësuar nga BE.

Njësoj, konsiderojmë që Kryeministri duhet të raportojë në Kuvend edhe pas kthimit nga ky takim që pritet të mbahet në Bruksel gjatë mesit të këtij muaji.

KDI konsideron që praktika e raportimit në Kuvend para dhe pas çdo takimi në kuadër të procesit të dialogut Kosovë-Serbi është e domosdoshme dhe në funksion të garantimit të transparencës dhe llogaridhënies ndaj Kuvendit, por edhe qytetarëve në përgjithësi.

Në kuadër të raportimit të nesërm, presim nga Kryeministri Kurti që të prezantojë në Kuvend parimet dhe pritshmëritë e Qeverisë nga ky proces si dhe pozicionin që do t’a artikulojë Kosova në takimin e Brukselit.

Gjithashtu, presim që Kryeministri të raportojë për takimet e mbajtura me funksionarët e lartë evropian dhe amerikan lidhur me procesin e dialogut. Në këtë seancë duhet të bëhet i ditur edhe plani i Qeverisë lidhur me marrëveshjet tashmë të arritura, përfshirë qëndrimin për zotimet e Uashingtonit.

Në të njëjtën kohë, presim që Kryeministri Kurti që të informojë deputetët lidhur me hapat e mëtutjeshëm të Qeverisë për ndërtimin e konsensusit politik si dhe konsultimin e qytetarëve për këtë proces.

Në anën tjetër, KDI iu bën thirrje deputetëve të Kuvendit që të jenë më proaktiv në ushtrimin e funksionit mbikqyrës ndaj procesit të dialogut, duke mbajtur Qeverinë llogaridhënëse.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)