24 Prill 2024

KDI diskuton për momentumin i ri në raportet Kosovë - Serbi

Prishtinë, 18 nëntor - Instituti Demokratik i Kosovës (KDI) mban tryezën e diskutimit “Momentumi i ri në raportet Kosovë - Serbi: Cila është rruga përpara?”, në një bashkëbisedim të hapur me përfaqësues politik dhe pjesëtarë të shoqërisë civile nga organizatat shqiptare e serbe si dhe me pjesëmarrës nga misionet ndërkombëtare.

Në këtë tryezë do të diskutohet rreth situatës aktuale në raportet Kosovë-Serbi me fokus ne gjendjen brenda vendit pas tërheqjes nga institucionet të disa përfaqësuesve serb.

Në tryezë po ashtu diskutohet edhe për planin Franko-Gjerman për normalizimin e marrëdhënieve Kosovë-Serbi.  

Në panelin e tryezës do të marrin pjesë Mimoza Kusari-Lila, Shefe e Grupit Parlamentar të LVV,  Lulzim Peci, Drejtor Ekzekutiv i Institutit KIPRED dhe Miodrag Milićević, Drejtor Ekzekutiv i OJQ AKTIV.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)