19 Prill 2024

Kanada mbështet bisedimet mes Kosovës dhe Serbisë

Prishtinë, 19 tetor - Zëvendëskryeministri i Qeverisë së Republikës së Kosovës, Hajredin Kuçi pat sot takim me ambasadorin kanadez në Kroaci, Ed Loughlin.

Me këtë rast u bisedua rreth bashkëpunimit të deritanishëm dhe thellimit të mëtutjeshëm të bashkëpunimit të ndërsjellë për të ardhmen në mes Kosovës dhe Kanadasë.

Zëvendëskryeministri Kuçi e falënderoi Ambasadorin Loughlin për përkrahjen e vazhdueshme që shteti i Kanadasë i ka dhënë dhe po i jep Republikës së Kosovës në organizatat e rëndësishme botërore dhe po ashtu për punën e mirë që po bëjnë pjesëtarët e shtetit të Kanadasë në KFOR dhe EULEX.

Ndërkaq, Ambasadori Loughlin shprehu gatishmërinë për mbështetje në bisedimet që pritet të zhvillohen në mes Republikës së Kosovës dhe Serbisë. Ai po ashtu përgëzoi për progresin e madh që është arritur në Kosovë pas pavarësisë dhe beson që shteti i Kosovës  pas vendimit të GJND-së do të  përshpejtojë në proceset integruese në NATO dhe Bashkim Evropian.

Gjatë takimit është  biseduar edhe për zhvillimet e fundit në Kosovë. Me këtë rast, zëvendëskryeministri Kuçi theksoi se institucionet e Kosovës janë duke funksionuar sipas ligjeve dhe Kushtetutës së Republikës së Kosovës. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)