28 Mars 2024

Kabashi akuzon institucionet për mosfunksionimin e gjyqësorit

Prishtinë, 23 mars - Kryeprokurori i shtetit Ismet Kabashi dhe kryetari i gjykatës Supreme të Kosovës Fejzullah Hasani akuzojnë Qeverinë dhe Kuvendin e Kosovës se po shkatërron sistemin gjyqësor duke mos krijuar kushte për funksionimin normal të gjykatave. Deklaratat e tyre vijnë pas akuzave dhe raporteve për mosfunksionimin e gjyqësorit në vend.

Pak kohë pasi është vënë në krye të prokurorisë së Kosovës, Ismet Kabashi ka drejtuar akuza ndaj Kuvendit dhe qeverisë së Kosovës, si përgjegjëse për mosfunksionimin e sistemit gjyqësor në vend. Kryeprokurori Kabashi thotë është e pamundur të kthehet besimi i qytetarëve te ky sistem, duke pasur parasysh kushtet me të cilat punojnë sot gjykatat dhe prokuroritë.

“ Derisa të ekziston kjo gjendje ku nuk ekzistojnë as kushte minimale profesionale e teknike gjyqësori nuk mund të funksionoj. Fajtorët për këtë sistem të rrënuar kanë adresa, ata janë qeveria e vendit dhe organi ligjvënës që nuk po krijojnë kushte normale për funksionimin e sistemit të drejtësisë”, ka thënë Kabashi.

Akuzave për shkatërrim të gjyqësorit i kundërvihet numri dy i qeverisë së vendit. Zëvendëskryeministri Hajredin Kuçi ka thënë se organet e gjyqësorit nuk duhet flasin por duhet veprojnë.

“Qeveria është duke u përpjekur jo vetëm të krijoj kushte por edhe të krijoj mundësi për reforma në sistemin gjyqësor. Unë nuk i kam dëgjuar deklaratat e kryeprokurorit por mendoj që nëse ai ka fakte për shkelje nuk duhet flas por të bëjë padi”, ka thënë Kuçi.

Por kryetari i Gjykatës Supreme të Kosovës Fejzuallah Hasani ka thënë se gjyqësori është ngopur me deklarata. Ai ka thënë se ligji për gjykatat i qeverisë së vendit nëse aprovohet si i tillë do të godasë edhe më tej gjyqësorin.

“ Mendoj se nuk mjaftojnë deklarata nëpër media se po përkrahet gjyqësori dhe sundimi i ligjit ngase nevojiten veprime konkrete. P.sh ligji mbi gjykatat që ka shkuar në Kuvend nëse aprovohet si i tillë, sidomos për pagat do të reflektoj shumë negativisht në punën e gjyqësorit”, ka thënë Hasani.

Sistemi gjyqësori i Kosovës sipas analizave dhe raporteve të të gjitha institucioneve dhe organizatave ndërkombëtare del të jetë pika më e zezë në funksionimin institucioneve të vendit.

/rtk/

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)