04 Gusht 2021

Jones: SHBA partner i palëkundur ndaj Kosovës

Uashington, 20 shkurt - Zëvendësndihmës/sekretari amerikan i Shtetit, Stuart Jones, deklaroi se “Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten partner i palëkundur i popullit dhe i qeverisë së Kosovës”.

Deklaratat e Jones u bënë gjatë një ceremonie në ambasadën e Kosovës në Uashington gjatë së premtes me rastin e dy vjetorit të Pavarësisë.

Johes përgëzoi Kosovën për të arriturat e saj, ndërkaq në përshëndetjen e tij solli edhe njëherë urimet e sekretares amerikane të Shtetit, Hilary Clinton duke nënvizuar se ‘Shtetet e Bashkuara mbeten një partner i palëkundur i popullit dhe i qeverisë së Kosovës”.

 Ndërsa ambasadori Avni Spahiu duke përshëndetur pjesëmarrësit foli për të arriturat gjatë dy vjetëve të shtetit të pavarur dhe nënvizoi se “populli i Kosovës po lëvizë drejt fuqizimit të strukturave politike dhe ekonomike dhe në të njëjtën kohë”.

Kalendari

Ngjarjet e datës 5 Gusht 2021

- Bordi dhe menaxhmenti i NP KOSTT raporton para Komisionit për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti lidhur me organizmin e brendshëm dhe zbatimin e projekteve. (Kuvendi i Kosovës, salla N10, ora 11:00)