29 Mars 2024

Jahjaga takon Berishën

Tiranë, 19 gusht - Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga me pushime në Shqipëri. Madje në rezidencën qeveritare të shtetit shqiptar. Ka shfrytëzuar Vlorën ta takoj kryeministrin e Shqipërisë, Sali Berisha me të cilin kanë diskutuar për zhvillimet e fundit politike.


Berisha ka vlerësuar vendosmërinë e autoriteteve të Qeverisë së Kosovës për zbatimin e ligjit dhe të rendit kushtetues në të gjithë territorin e saj.

“Kryeministri Berisha zhvilloi dje pasdite një takim të ngrohtë e miqësor me Presidenten e Republikës së Kosovës,  Atifete Jahjaga, në rezidencën qeveritare në qytetin e Vlorës, ku ajo po kalon disa ditë pushimesh. Kryeministri Berisha theksoi se progresi i gjithanshëm i Kosovës, funksionimi i shtetit ligjor dhe institucional kanë bërë që Kosova gjithnjë e më shumë të shndërrohet në një faktor të rëndësishëm bashkëpunimi, mirëkuptimi e integrimi rajonal”, thuhet në njoftim. Presidentja Jahjaga e falënderoi kryeministrin Berisha për të gjithë mbështetjen që ai i ka dhënë dhe i jep Republikës së Kosovës

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)