25 Prill 2024

Jahjaga e nderoi Abrour me medalje humanitare

Prishtinë, 8 korrik - Presidentja e Republikës së Kosovës, zonja Atifete Jahjaga, priti sot kryetaren e Grupit Ndërkombëtar të Krizave, zonjën Louise Arbour, të cilën e nderoi me medaljen humanitare “Nëna Terezë” për përkushtimin e saj personal dhe kontributin dhënë në fushën e humanizmit.

Zonja Arbour e falënderoi Presidenten për ndarjen e medaljes dhe respektin e treguar. Ajo tha se Kosova ka shënuar përparime në fusha të ndryshme dhe theksoi nevojën e zhvillimit ekonomik të vendit.

Presidentja Jahjaga e vlerësoi kontributin e Grupit Ndërkombëtar të Krizave për paqen dhe demokracinë në rajone të ndryshme, përmes raporteve e rekomandimeve të paraqitura.

Ajo tha se Kosovës i duhet marrëdhënia kontraktuale me BE-në meqë do të qartësohej rruga e integrimeve evropiane dhe kjo do të ndihmonte në thellimin e reformave, në përputhje me standardet dhe kërkesat evropiane.

Presidentja Jahjaga tha se është kundër ndarjes së Kosovës, shkëmbimit të territoreve dhe riaranzhimeve të brendshme.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)