19 Prill 2024

Italia e gatshme për t’i ndihmuar institucionet e vendit në politikat evropiane

Prishtinë, 27 maj - Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca, priti sot në takim Drejtorin e Njësisë së Adriatikut dhe Ballkanit në Ministrinë për Punë të Jashtme dhe Bashkëpunim Ndërkombëtar të Republikës së Italisë, Andrea Cascone dhe ambasadorin italian në Kosovë, Nicola Orlando.

Kryekuvendari Konjufca, pasi i njoftoi mysafirët lidhur me prioritetet e Legjislaturës VIII të Kuvendit, shprehu falënderime për kontributin e çmuar që shteti i Italisë ka dhënë për Republikën e Kosovës në të gjitha proceset e saj shtetformuese, veçmas proceset e integrimit evropian të Kosovës, si dhe për ndihmën në luftën kundër pandemisë COVID-19.

Nga ana e tij, z.Cascone i vlerësoi si shumë të dobishme marrëdhëniet bilaterale dhe bas hkëpunimin në baza të vazhdueshme në mes të dy vendeve. Ai po ashtu konfirmoi gatishmërinë e Republikës së Italisë për t’i ndihmuar institucionet e vendit tonë në politikat rajonale, proceset integruese dhe adresimin e sfidave të përbashkëta, siç është edhe përballja me pandeminë.

Gjithnjë në frymën e intensifikimit të marrëdhënieve në mes të dy shteteve, u shtrua nevoja e thellimit të mëtejmë të bashkëpunimit në proceset e përbashkëta evropiane. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)