16 Prill 2024

Istogu voton më 4 prill

Prishtinë, 22 shkurt - Presidenti i Republikës së Kosovës, dr. Fatmir Sejdiu ka marrë sot vendim për shpalljen e zgjedhjeve të parakohshme lokale për kryetar të komunës së Istogut.


Sipas këtij vendimi, zgjedhjet e parakohshme për kryetar të komunës së Istogut do të mbahen më 4 prill 2010.


Vendimi është marrë, duke u bazuar në Kushtetutën e Republikës së Kosovës, në Nenin 56, pika 3 (b) të Ligjit për Vetëqeverisjen Lokale, dhe Nenin 4, pikat 1 dhe 4 dhe Nenin 11, pikat 1 dhe 2 të Ligjit për Zgjedhjet Lokale në Republikën e Kosovës, si dhe duke pasur parasysh konsultimet e zhvilluara me partitë politike dhe me Komisionin Qendror të Zgjedhjeve.

Me vendim, udhëzohet Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i Republikës së Kosovës që t’i ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme për organizimin e zgjedhjeve lokale në përputhje me këtë vendim dhe ligjin në fuqi.

 
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)