29 Mars 2024

Istog: LDK fiton 49.7 për qind, PDK 21.6, AAK 21.5

Prishtinë, 12 prill - Komisioni Qendror Zgjedhor ka shpallur rezultatet preliminare të zgjedhjeve për kryetar të komunës së Istogut, me ç’rast kryeson kandidati i LDK-së me 49.7 për qind të votave. 

 

Sipas rezultateve preliminare të KQZ-së, kandidati i LDK-së, Haki Rugova ka fituar 49.7 për qind të votave, ai PDK-së, Shasivar Haxhijaj 21.6 për qind, kandidati i AAK-së Muhamet Shatri 21.5 për qind, ai i LDD-së Rifat Osmani 3.9 për qind, ndërsa kandidati i AKR-së Ismet Mulaj ka fituar 3.3 për qind të votave. 


Komisioni Qendror Zgjedhor ka bërë të ditur se deri në ora 15.30 në komunën e Istogut të drejtën për të votuar e kanë shfrytëzuar 27.63 për qind e qytetarëve.

Kryesuesi i përkohshëm i Komisionit Qendror Zgjedhor, Florian Dushi ka vlerësuar rrjedhën e procesit duke theksuar se është shënuar një incident i vogël në fshatin Banjë, ku disa qytetarë të panjohur kanë sulmuar një qytetar tjetër jashtë objektit në të cilin votohet. "Policia ka ndërhyrë dhe e ka kryer punën e vet, ndërsa ne kemi vlerësuar se ky incident nuk ka ndikuar në procesin zgjedhor", ka thënë Dushi.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)