23 Prill 2024

Idetë për ndarjen e Kosovës të papranueshme

Prishtinë, 16 maj - Ministri i punëve të brendshme në Republikën e Kosovës, Bajram Rexhepi, i ka cilësuar si të papranueshme idetë për ndarjen e Kosovës, të cilat kohët e fundit po artikulohen nga disa zyrtarë të qeverisë serbe në Beograd.

“Kjo është një ide regresive, për të cilën nuk ka vend. Ndërkohë që ne përpiqemi të bëjemi pjesë e një Evrope të bashkuar, idetë e këtilla janë të papranueshme, qoftë për qeverinë tonë, qoftë për komunitetin ndërkombëtar”, ka thënë Rexhepi për Radion Evropa e Lirë.

Ai ka shtuar se Beogradit i është bërë e qartë se kjo temë nuk do të jetë pjesë e bisedimeve dhe se pala kosovare nuk do ta pranonte kurrë një gjë të këtillë. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)