26 Prill 2024

ICO-JA ristrukturohet

Prishtinë, 27 qershor - Zyra Civile Ndërkombëtare ka vendosur të mbyllë Zyrat e saj Rajonale në Pejë, Prizren, Gjilan dhe Prishtinë më 1 shtator 2011.

Kjo është pjesë e riorganizimit  të saj institucional në përgjigje të progresit të bërë në zbatimin e dispozitave të Propozimit Gjithëpërfshirës të Statusit.


Njësia për Çështje të Komunitetit, që ndodhet në zyrën qendrore të ICO-së në Prishtinë do të riorganizohet  për të marrë përsipër monitorimin e zhvillimeve në këto rajone dhe për t’i mundësuar ICO-së që të ketë kapacitetin për të ndërhyrë në nivelin lokal nëse është e nevojshme.


Zyra e ICO-së në Mitrovicë do ta vazhdojë punën e saj, duke përfshirë edhe përkrahjen e Qeverisë së Kosovës për krijimin e komunës së re të Mitrovicës së Veriut.


Zëvendës Përfaqësuesi Civil Ndërkombëtar, Christopher Rowan, tha se mbyllja e zyrave tona rajonale është një hap i natyrshëm, por kjo nuk do të thotë se ICO-ja nuk do të ketë më interes në komuna.

Sipas tij puna e Njësisë sonë për Çështje të Komunitetit do të riorientohet drejt përfundimit të detyrave që na mbeten me institucionet e nivelit qendror dhe lokal dhe struktura e zyrës qendrore do të përshtatet ashtu si është e nevojshme.

“Ne po e mbikëqyrim implementimin e decentralizimit  dhe masat për ruajtjen e trashëgimisë fetare e kulturore nga niveli strategjik, paralelisht me këtë, Kosova dhe institucionet e saj të reja në nivelin lokal po bëhen gati për të ecur me këmbët e veta, kjo është shenjë e progresit, e pritshmërisë dhe e besimit. ICO-ja do të vazhdojë t’i përkrahë, ndihmojë dhe këshillojë institucionet e nivelit lokal dhe qendror nga zyra e saj qendrore në Prishtinë. Parimet dhe angazhimet e PGJS-së sigurisht që do të mbeten të pandryshuara", ka theksuar ai.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)