28 Mars 2024

Hysa: Ndarja e Kosovës, tragjedi për të gjithë

Prishtinë, 4 prill - Në Kosovë, bashkërenduesi i qeverisë për integrimin e veriut të vendit, Ylber Hysa tha në një intervistë për Zërin e Amerikës se askush, përfshirë edhe përfaqësuesit e komunitetit serb nuk është në favor të ndarjes së asaj pjese të Kosovës.

 Hysa shprehet se strategjia për integrimin e veriut do kohë dhe se procesi është i vështirë. Për këtë arsye, ai tha se duhet komunikim dhe përfshirje në debate të gjera.

“Në këtë aspekt duhet zhvilluar një debat i cili duhet t’i përfshijë të gjithë, sepse kur bëhet fjalë për veriun, bëhet fjalë për një interes që përfshinë shumëkënd në rajon dhe faktorë të tjerë ndërkombëtarë që kanë investuar në mos ndryshimin e kufijve në Kosovë. Dhe kjo me siguri implikon edhe një dialog serbo – serb sepse po të bëni një referendum a duhet ndarë Kosova apo jo dhe po të pyesni të gjithë serbët që jetojnë në Kosovë, jo vetëm ata në veri, nuk besoj se do të ishin në favor të një gjëje të tillë, duke pasur parasysh që kjo do të ishte një tragjedi për të gjithë dhe kryesisht për ta”, theksoi Hysa.

Ai shtoi se Kosova në asnjë moment nuk mund të heq dorë nga integriteti i saj territorial i cili është i pranuar nga mbi 50 shtete në botë dhe nga 25 shtete të BE-së dhe nga Shtetet e Bashkuara.
Ai ka thënë se procesi i zbatimit të strategjisë për integrimin e veriut të Kosovës është në një fazë iniciale për shumë arsye edhe për faktin që një bashkërenditje ndërmjet faktorit kosovar dhe ndërkombëtarë edhe kushtimisht, atij serb në veri, me siguri do të kërkojë kohë, marrë parasysh edhe një agjendë kohore paraprake dhjetëvjeçare, që absolutisht nuk ka qenë në favor të një pune më të shpejtë dhe më të suksesshme atje.

"Unë për vete kam komunikim pothuajse të përditshëm, pothuajse për çdo ditë jam në veri, takoj shumë njerëz. E di që nuk jetojnë në kushte të lehta, janë të konfuzuar, presin, por ajo qe ne duhet të bëjmë është që për çdo ditë nga pak të jemi prezent për të dëshmuar që jemi jo vetëm partner, por kemi interes legjitim atje. Në këtë aspekt duhet zhvilluar një debat i cili duhet t’i përfshijë të gjithë, sepse kur bëhet fjalë për veriun, bëhet fjalë për një interes që përfshinë shumëkënd në rajon dhe faktorë të tjerë ndërkombëtarë që kanë investuar në mos ndryshimin e kufijve në Kosovë", ka theksuar ai.

Dhe kjo me siguri sipas tij implikon edhe një dialog serbo – serb sepse po të bëni një referendum a duhet ndarë Kosova apo jo dhe po të pyesni të gjithë serbët që jetojnë në Kosovë, jo vetëm ata në veri, "nuk besoj se do të ishin në favor të një gjëje të tillë, duke pasur parasysh që kjo do të ishte një tragjedi për të gjithë dhe kryesisht për ta".
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)