26 Prill 2024

Hoxhaj: Së shpejti njohje edhe nga disa vende të OKI

Prishtinë, 18 gusht - Ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Enver Hoxhaj, ka marrë premtime nga disa vende anëtare të Organizatës për Kooperim Islamik, se do ta njohin shumë shpejt pavarësinë e Kosovës. Ai deklaroi se disa vende, tashmë janë në proces të vendimmarrjes.

“Ka disa vende islamike, që në javët dhe muajt e ardhshëm do të marrin vendime për njohjen e Republikës së Kosovës. Disa prej tyre janë në proces të vendimmarrjes tashmë”, tha ai.

Për këtë proces, ministri Hoxhaj tha se është i koordinuar shumë mirë edhe me zëvendëskryeministrin Behxhet Pacolli, i cili po vazhdon lobimin në vende të Afrikës. Hoxhaj veçoi kontributin e Pacollit për njohjet e kësaj jave.

Gjatë qëndrimit në Stamboll, ministri Hoxhaj ka pasur një takim të veçantë edhe me ministrin e jashtëm turk, Ahmet Davutoglu, të cilin e ka njohur me zhvillimet në Kosovë, sidomos në veri. Por e veçanta e takimit ka qenë kërkesa që Turqia ta ndihmojë në përmbylljen e procesit të njohjeve të Kosovës, tha ministri Hoxhaj.

22 vende anëtare, prej 57 sa ka Organizata për Kooperim Islamik, e kanë njohur pavarësinë e Kosovës. Ministri Hoxhaj do të vazhdojë takimet bilaterale me ministra të jashtëm të shteteve edhe gjatë ditës së sotme në Stamboll. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)