26 Prill 2024

Hoxhaj pranoi detyrën e Ministrit të Punëve të Jashtme

Prishtinë, 24 shkurt - Ministri i ri i Punëve të Jashtme, Enver Hoxhaj pranoi sot zyrtarisht detyrën e re nga zëvendësministrja e Punëve të Jashtme, Vlora Çitaku. 

Në këtë takim zv.ministrja Çitaku i uroi detyrën Ministrit të ri duke theksuar se është i bindur se Ministri Hoxhaj do të arrijë rezultate gjatë kryerjes së punës.

Zv/ministrja Çitaku tha se ishte kënaqësi e veçantë për të që ta presë Ministrin e Jashtëm të Kosovës Enver Hoxhajn.

“Person më të mirë për të udhëhequr këtë dikaster të rëndësishëm në këtë fazë jetike për Kosovën nuk kemi pasur mundësi të kemi. Jam shumë e bindur se me Hoxhaj në krye kjo qeverisje do të shënohet për suksese në MPJ.”, theksoi Çitaku.

Me këtë rast, Ministri Hoxhaj falënderoi zv.ministren Vlora Çitaku për një punë shumë të madhe në përfaqësimin e interesave të Republikës së Kosovës, për një përkushtim shumë të madh që ka pasur gjatë mandatit të saj.

Ai falënderoi edhe pararendësin e saj Ministrin Skënder Hyseni, i cili ka dhënë një kontribut të madh në fushën e politikës së jashtme. Në udhëheqjen e tyre kjo Ministri ka shënuar suksese të mëdha.

“Unë jam këtu që të punojë 15 orë në ditë me qëllim që t’i përfaqësoj interesat e Republikës së Kosovës, që ta prezantoj dhe ta promovoj Kosovën. Në këtë drejtim do ta kem një bashkëpunim shumë të ngushtë edhe me znj. Çitaku. Dhe falë këtij bashkëpunim ne do të arrijmë, që vendi ynë të përfaqësohet dhe të promovohet në botën e jashtme në një formë shumë të fuqishme”, theksoi Ministri Hoxhaj.

Duke u përgjigjur në pyetjet e gazetarëve, rreth prioritete të MPJ, Ministri Hoxhaj tha se Qeveria e Republikës së Kosovës do ta trajtojë në mënyrë serioze programin  e saj.

“Do të ketë kontinuitet në politikën e jashtme, por në të njëjtën kohë do të ketë edhe një dinamizim të aspekteve të caktuara për të cilat ne mendojmë se në vitin 2011-2014 duhet ta kemi fokusin kryesor, si çështje e kontinuitetit dhe e rifokusimit të politikës së jashtme”, përfundoi Ministri Hoxhaj.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)