19 Prill 2024

Hoxhaj: Bisedimet Kosovë Serbi, në interes të dy vendeve

Prishtinë, 18 maj - Ministri i Jashtëm i Kosovës Enver Hoxhaj thotë se bisedimet mes Kosovës dhe Serbisë janë në interes të të dy vendeve dhe qytetarëve të tyre.

Duke iu referuar vizitës së javës së kaluar në Prishtinë të kreut të delegacionit serb në këto bisedime, Borko Stefanoviq, Hoxhaj thotë se vizita të tilla zyrtare kontribuojnë në zhvillimin e marrëdhënieve të mira me shtetet fqinjë.

Hoxhaj i bëri komentet gjatë një konference në Qendrën për Studime Strategjike dhe Ndërkombëtare.

Ndërkohë që dialogu mes Serbisë dhe Kosovës ka rreth dy muaj që ka filluar, Beogradi po përpiqet që në këto bisedime të përfshijë edhe çështje politike.

Ministri i Jashtëm i Kosovës Enver Hoxhaj thotë se korniza e këtij dialogu është më se e qartë: “Ne mendojmë që dialogu mes Republikës së Kosovës dhe Republikës së Serbisë është një dialog mes dy shteteve sovrane dhe të pavaruara dhe është një dialog i filluar pas miratimit të Rezolutës së Këshillit të Sigurimit në shtator të vitit të kaluar.\"

Një rezolutë e tillë i referohet mendimit këshilldhënës të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë e cila vendosi vitin e kaluar se shpallja e pavarësisë së Kosovës është vendim i ligjshëm dhe jo në kundërshtim me të drejtën ndërkombëtare, prandaj edhe korniza e dialogut zhvillohet në këtë frymë.

\"Ne mendojmë që është në interes të të dy vendeve që çështja e lëvizjes së lirë të qytetarëve, çështja e bashkëpunimit rajonal, bashkëpunimit ekonomik dhe mundësisë së afrimit të dy vendeve për një perspektivë evropiane është e natyrës jetike”.

Kohët e fundit, ndarja e mundshme territoriale është një ide që është qarkulluar nga kreu i delegacionit të Serbisë për bisedimet Prishtinë Beograd Borko Stefanoviq dhe së fundi është përsëritur nga zëvendëskryeministri serb dhe Ministri i Brendshëm Ivica Daçiç. Zoti Hoxhaj thotë se negociatat e zhvilluara në Vienë dhe të ndërmjetësuara nga kryenegociatori ndërkombëtar Marti Ahtisari e kanë bërë të qartë që çështja e statusit dhe shtetësisë janë kapituj të mbyllur.

“Për Prishtinën propozime të tilla të ndarjes janë të papranueshme. Kosova është një shtet funksional, shumë etnik dhe demokratik dhe ndarja bie ndesh me interesin shtetëror të Kosovës dhe do të kishte pasoja të tmerrshme edhe për vende të tjera të rajonit, meqë do të krijonte një precedent që politika e ndarjes në baza etnike, në baza territoriale të shërbente si model për zgjidhjen e problemeve të caktuara”, tha Hoxhaj.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)