20 Maj 2022

Homazhe në përvjetorin e sulmit të dytë të forcave serbe ndaj familjes Jashari

Prekaz, 22 janar - Me rastin e 24-vjetorit të sulmit të dytë të forcave serbe ndaj familjes Jashari, Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, i shoqëruar nga anëtarë të kabinetit qeveritar dhe deputetë të Kuvendit të Republikës së Kosovës, bënë homazhe te Kompleksi Memorial “Adem Jashari” në Prekaz.

“Sot janë bërë 24 vjet, prej kur forcat policore e ushtarake të Serbisë ja mësynë gjatë luftës çlirimtare për herë të dytë kullës së Jasharajve, me ç‘rast i patën plagosur Selvete Jasharin, vajzën e Hamëz Jasharit dhe Iliriana Jasharin, vajzën e Rifat Jasharit”, tha kryeministri Kurti.
 
Ky nuk është sulmi i vetëm mbi këtë kullë. Sulmi i parë kishte ndodhur në vitin 1991.
 
“E kemi obligim institucional, kombëtar e shoqëror, që këtë objekt të historisë së veçantë të Kosovës dhe kombit shqiptar në përgjithësi ta mirëmbajmë, sepse është një margaritar i historisë tonë të lavdishme e njëkohësisht edhe të dhimbshme”, tha në fund të deklaratës së tij kryeministri Kurti.

Pas homazheve, kryeministri Kurti vizitoi kullat ku u takua edhe me familjen Jashari si dhe pa nga afër ndërhyrjet emergjente që po bëhen në këto kulla me qëllim mbrojtjen e tyre nga degradimi. Ecjen e tyre e vazhduan deri te shtëpia e Hamit dhe Salë Jasharit. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 20 maj 2022

- Për herë të parë në Kosovë organizohet Dita Internacionale të Burimeve Njerëzore. (Amfiteatri i Fakultetit Ekonomik,  ora 9:30)

 - Komisioni për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti diskuton rreth performances së përgjithshme të Kosovës në fushën e energjisë elektrike ne raport me kërkesat e Komunitetit të Energjisë. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N10, ora 11:00)

- Presidentja e Republikës së Kosovës, znj.Vjosa Osmani Sadriu, Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj marrin pjesë në ceremonisë së betimit  të ushtarëve të rijnë  FSK-së. (Kazerma e Komandës dhe Doktrinës në Ferizaj, ora 10:00)

- Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca, pret në takim ambasadoren e Greqisë, Heleni Vakali. (Kabineti i kryetarit, ora 10:00)

- Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca, pret në takim Komisionin e Venecias për Vetting. (Kabineti i kryetarit, ora 11:15 - Mediat mund të marrin pamje në fillim të takimeve)

- Në shënim të përvjetorit të masakrës së Dubravës, Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu së bashku me studente nga Universiteti i Prishtinës, zhvillon një vizitë në Dubravë. (Dubravë, ora 11:30)

- Bashkimi i Sindikatave të Pavarura të Kosovës organizon protestë. (Sheshi Zahir Pajaziti, ora 13:00)

- Në kuadër të Ditëve të Gjuhës Gjermane organizohet piknik me poezi. (Pakru i qytetit të Prishtinës, ora 15:00)

- Në vazhdën e aktivitete për promovimin e lëvizjes së lirë nëpër Kryeqytet, Komuna e Prishtinës në bashkëpunim me “Qendra Marrëdhënie” në Tiranë, organizojnë aktivitetin “Festë n ‘ Rrugë” për të përjetuar së bashku lirimin e rrugëve afër shkollave për të mirën e fëmijëve tanë dhe gjithë komunitetit përreth. (Rruga “Zejnel Salihu”, përball Shkollës Fillore “Elena Gjika”, ora 17:00)

- Mbahet koncerti përmbylles i Ditëve të Gjuhës Gjermane. (Amfiteatri i Biblotekës Universitare, ora 19:00)