20 Prill 2024

Haxhinasto sot do të viziton Republikën e Kosovës

Prishtinë, 18 mars - Me ftesë të ministrit të Punëve të Jashtme i Republikës së Kosovës, Enver Hoxhaj, zëvendëskryeministri dhe ministri i Punëve Jashtëm i Republikës së Shqipërisë,  Edmond Haxhinasto do të vizitoi Republikën e Kosovës sot dhe nesër.

Gjatë kësaj vizite, Haxhinasto do të ketë takime të shumta me përfaqësues të ndryshëm institucional, partive politike, shoqërisë civile dhe përfaqësuesve ndërkombëtar. Zëvendëskryeministri dhe ministri i Punëve Jashtëm i Republikës së Shqipërisë,  Edmond Haxhinasto takimin e parë do ta ketë me ministrin e Punëve të Jashtme të Republikës së Kosovës, Enver Hoxhaj.

Në takim do të diskutohen tema të ndryshime në shërbim të thellimit të marrëdhënieve bilaterale dhe për rolin e Shqipërisë në mbështetjen e Republikës së Kosovës në anëtarësimin në organizata ndërkombëtare, me theks të veçantë në mekanizmat financiare, rajonale dhe të sigurisë.

Temë e takimeve do të jetë edhe hapja e pikave të reja kufitare për kalimin e mallrave dhe tema me rëndësi për dy shtetet.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)