18 Prill 2024

Greqia angazhohet në avancimin e miqësisë me Kosovën

Prishtinë, 4 maj - Presidentja e Republikës së Kosovës, zonja Atifete Jahjaga priti shefin e Zyrës ndërlidhëse greke në vendin tonë, Dimitris Mochopoulos.

Mochopoulos i përcolli urimet e qeverisë së vendit të tij për zgjedhjen e zonjës Jahjaga në krye të vendit dhe i shprehu mbështetjen e Greqisë për Kosovën.

Ai tha se Greqia është e angazhuar në ruajtjen dhe avancimin e miqësisë me Kosovën dhe me qytetarët e saj, dhe vlerësoi se paqja e stabiliteti në Kosovë nënkuptojnë edhe paqe dhe stabilitet në gjithë rajonin.

Presidentja e Republikës së Kosovës, zonja Atifete Jahjaga e falënderoi ambasadorin grek për mbështetjen që Greqia i ka dhënë dhe po i jep Kosovës.

Ajo tha se mbështetja e Greqisë për integrimin e Kosovën në strukturat euroatlantike është e nevojshme dhe theksoi rëndësinë e promovimit të bashkëpunimit të të dyja vendeve në të gjitha fushat, përfshirë edhe tregtinë e lirë.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)