19 Prill 2024

Gordon rikonfirmoi marrëdhëniet speciale mes SHBA-së e Kosovës

Washington, 18 maj - Gjatë qëndrimit të tij në Uashington, Ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Kosovës, Enver Hoxhaj ka takuar zyrtarë të lartë të Departamentit të Shtetit, të Këshillit të Sigurisë Kombëtare të Shtëpisë së Bardhë dhe të Departamentit të Mbrojtjes –Pentagonit.

Në Departamentin e Shtetit, ministri është takuar me Ndihmës Sekretarin e Shtetit për çështje Evropiane dhe Euroaziatike, Philip Gordon.

Fillimisht Ministri Hoxhaj ka falënderuar zotin Gordon për mbështetjen e fuqishme që Shtetet e Bashkuara të Amerikës i kanë dhënë popullit të Kosovës dhe për kontributin në kultivimin e marrëdhënieve speciale ndërmjet dy popujve.

Ministri Hoxhaj ka informuar zotëri Gordon për progresin që ka arritur shteti i Kosovës në këto tri vjetët e fundit, për stabilitetin e brendshëm politik që ka Republika e Kosovës, për përkushtimin e Qeverisë dhe qytetarëve të Kosovës për një shtet funksional, efikas dhe shumetnik.

Në këtë takim, Ministri Hoxhaj po ashtu ka informuar atë për implementimin e Pakos së Ahtisarit, Kushtetutës së Republikë së Kosovës dhe integrimin e minoriteteve, për përkushtimin e Kosovës në fushën e sundimit të Ligjit dhe në zhvillimin ekonomik.

Në takim është diskutuar edhe për gjendjen në veri të Kosovës, për pozitën ndërkombëtare të Republikës së Kosovës dhe për punën e MPJ-së drejt fuqizimit të subjektivitet ndërkombëtar të Republikës së Kosovës.

Me këtë rast, Ministri Hoxhaj ka kërkuar përkrahje edhe më të fuqishme të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në përmbylljen e procesit të njohjeve për Republikën e Kosovës.

Nga ana tjetër, zotëri Gordon ka rikonfirmuar marrëdhëniet speciale dhe shumë të veçanta që kanë Shtetet e Bashkuara të Amerikës me Republikën dhe popullin e Kosovës.

Ndihmës Sekretarin e Shtetit për çështje Evropiane dhe Euroaziatike, Philip Gordon ka siguruar ministrin Hoxhaj se Uashingtoni e mbështet fuqishëm progresin e brendshëm në Kosovë dhe fuqizimin e subjektivitetit të saj ndërkombëtar si dhe konsolidimin e shtetësisë së Kosovës në politikën ndërkombëtare.

Ai po ashtu ka mirëpritur dhe mbështet fuqishëm subjektivitetin e Republikës së Kosovës në dialogun teknik ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Republikës së Serbisë, që do të mundësojë bashkëpunimin regjional, lëvizjen e lirë të qytetarëve dhe do t’ju ofrojë të dy vendeve perspektivë evropiane.

Gjatë qëndrimit në Uashington, Ministri Hoxhaj po ashtu ka takuar Zëvendës Ndihmësin e Sekretarit të Shtetit për Çështje Ndërkombëtare dhe të Sigurisë në Departamentin e Mbrojtës – Pentagonit, Joseph Mc Millan.

Ministri e ka informuar zotin McMillan se shtetndërtimi i Kosovës i ka kontribuar fuqishëm paqes, sigurisë dhe stabilitetit në Ballkan dhe se Qeveria e Kosovës është e përkushtuar fuqishëm për marrëdhënie të mira ndërfqinjësore dhe bashkëpunim rajonal në fushën e sigurisë.

Gjithashtu Ministri Hoxhaj ka informuar atë për progresin e madh që po bënë Forca e Sigurisë së Kosovës, si institucioni më profesional në rajon, duke potencuar rëndësinë e pjesëmarrjes së FSK-së në të gjitha nismat rajonale dhe globale.

Ministri ka potencuar që FSK është në gjendje të marrë pjesë në shumë misione ushtarake në botë. Ai po ashtu ka informuar zotin Mc Millan sesi Kosova është i vetmi vend në rajon i cili nuk merr pjesë në Partneritetin për Paqe dhe ka kërkuar mbështetje nga Shteti Amerikan për anëtarësim sa më të shpejtë të Republikës së Kosovës në Partneritetin për Paqe.

Nga ana tjetër z. MC Millan ka shprehur vlerësimin e lartë për punën shumë profesionale të FSK-së, për gjendjen e sigurisë në Republikën e Kosovës, dhe me procesin e suksesshëm të reduktimit të trupave të KFOR-it në Kosovë.

Gjatë vizitës, ministri ka pasur takime me shumë personalitete të jetës publike dhe politike në SHBA si dhe ka mbajtur një ligjëratë në Qendrën për Strategji dhe Studime Ndërkombëtare Center for Strategic and International Studies.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)